• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DALIN NGA BOJKOTI I BASHËS/ Aleatët njëzëri: Duam DIALOG me maxhorancën. Mjaft me “Rama Ik”
Home
Ekskluzive

DALIN NGA BOJKOTI I BASHËS/ Aleatët njëzëri: Duam DIALOG me maxhorancën. Mjaft me “Rama Ik”

12 September, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Dialogu opozitë-maxhorancë duket e vetmja zgjidhje për të dalë përfundimisht nga situate politike në vend.

Të gjithë duket ta kenë kuptuar këtë, përveç Lulzim Bashës.

Thëë të gjithë, duke përmendur këtu aleatët e kreut të opozitës të cilet prej ditësh tanimë i kanë hapur rrugë një linje të dialogut duke hequr përkohësisht “dorë” nga ikja e Ramës si zgjidhjen finale.

E para ishte Monika Kryemadhi e cila në një intervistë televizive u shpreh se që të luftohet “bisha” (Rama sipas saj) ajo pranon të shkojë në zgjedhje me këtë të fundit kryeministër.

“Ne duhet të përplasemi, ne duhet të luftojmë me bishën, sepse nëse nuk luftojmë me bishën nuk ka kush ta mundë bishën dhe në këtë rast, bisha është kapja e pushtetit nga kryeministri. Pavarësisht ligjëratës politike që ngre kryetari i PD-së dhe kryetari i opozitës që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër, për ne si LSI mendojmë që është e domosdoshme përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik”. 

Po ashtu, një ditë më vonë edhe Agron Duka duket se e ka “shtyre” Bashën në krahet e Ramës teksa tha se kushti i vetëm i aleatëve ishte që të ketë patjetër marrëveshje politike.

“Duhet patjetër të ketë marrëveshje politike. 

Ne kemi qenë për 13 tetorin por duke parë që nuk ka asnjë lloj vullneti jemi në këtë situatë. 

Ne i kërkojmë Bashës Reformën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor”.

Nga ana tjetër, edhe Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu shprehen se zgjidhja nuk vjen vetëm nga rotacioni politik por nga një dialog urgjent midis opozitës dhe maxhorancës.

Mediu: Opozita duhet të kërkojë dialogë me mazhorancën. 

Nuk heq dorë se sa më shpejt të largohet Rama, aq më mirë, por s’e kam në dorë. Unë duhet të shikojë interesin e vendin. Nëse opozita do marrëdhënie me qytetarët dhe ndërkombëtareve duhet të lërë indinjatën”.

Në këtë mënyrë, jo vetëm që “ngujimi” nga politika e ndjekur nga Basha po merr fund, por ndihet një mënjanim i Presidentit Meta nga ana e aleatëve.

Pasi ky i fundit caktoi datën 13 tetor (të cilën në konferencën e fundit nuk e përmendi fare), duket se nuk shihet me si “rrugëdalja” e opozitës.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Një president në boshllëk!
Previous article "TË KAPËRCEHET SITUATA"/ Shefja e ONM-së: Ka ardhur koha të hapen negociatat me Shqipërinë

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

U ARRESTUA DUKE FLUTURUAR MBI NJË CENTRAL BËRTHAMOR/ Shqipëria kërkon ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca Aktualitet

U ARRESTUA DUKE FLUTURUAR MBI NJË CENTRAL BËRTHAMOR/ Shqipëria kërkon ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR KORÇË-POGRADEC/ Ndërron jetë shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR KORÇË-POGRADEC/ Ndërron jetë shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT