Në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike, ka filluar grumbullimi i njerëzve të cilët do të marrin pjesë në protestën e thirrur prej ish-kryeministrit Berisha, kundër ardhjes së Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i Panorama.al Mariglen Kume, protestuesiT janë të pajisur me flamuj kuq e zi por edhe me flamuj të Partisë Demokratike.
Sipas intinerarit të shpërndarë nga ish-Kryeministri Berisha, pas grumbullimit në selinë e PD, protestuesit do të marshojnë drejt Kryeministrisë për të protestuar, “siç thotë ai kundër paktit antikombëtar Rama-Vuçiç dhe vjedhjes me anë të incineratorëve.




