• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN EMRAT/ Tentoi të vriste me armë zjarri të riun, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

DALIN EMRAT/ Tentoi të vriste me armë zjarri të riun, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

12 April, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka tentuar që të vrasë një të ri. Ngjarja ndodhi në rrugën “Shaban Bardhoshi”.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se pas hekurave përfundoi Emra Korteshi, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, në Kombinat, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Enrid Ismailaj.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Speed”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, vihet në pranga një 28-vjeçar. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me të cilën 28-vjeçari tentoi të kryente vrasjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, një shtetas ka qëlluar me armë zjarri drejt një shtetasi tjetër, dhe më pas është larguar, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Speed”.

 

 

Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, brenda pak orësh, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– E. K., 28 vjeç, banues në Kombinat, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi E. K., ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kombinat, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. I., 35 vjeç, dhe më pas është larguar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONE MES RUSISË DHE ZVICRËS/ Përmenden bombardimet e NATO-s në 1999 ndaj ish Jugosllavisë
Previous article "BEESOJ TEK NE"/ Pas divorcit të vështirë me Shpëtim Saraçin për kë i ka këto vargje dashurie Mira Konçi?

F.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO)

VIDEOT INTIME/ Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Aktualitet

VIDEOT INTIME/ Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë Aktualitet

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT