• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN DETAJE TE REJA/ Si funksiononte grupi i hajdutëve të kasafortave në Tiranë, dy e nga dy ata…
Home
Breaking News

DALIN DETAJE TE REJA/ Si funksiononte grupi i hajdutëve të kasafortave në Tiranë, dy e nga dy ata…

20 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokurorisë së Tiranës i është dashur gati një vit hetime për të rënë në gjurmët e autorëve të grupit që kryente grabitjen e kasafortave të bizneseve. Të pestë anëtarët tashmë të arrestuar por edhe persona të tjerë të paidentifikuar vepronin shumë të kamofluar, dhe për çudi asnjëherë nuk janë takuar të pestë, çka ka sjellë vështirësi për ti zbuluar. Anëtarët e grupit hetimor kishin vetëm fotografitë e disa prej tyre, fotografi që kishin dalë nga pamjet filmike të disa bizneseve ku ata kishin grabitur, por sërisht hetuesit nuk ishin në gjëndje të mësonin emrat e tyre.

Një burim pranë prokurorisë së Tiranës i tha “Shqiptarja.com” se në gjurmët e grupit kanë rënë vetëm pas një informacioni të mbëritur nga policia, e cila kishte gjetur disa prova indirekte që krijonin dyshime për njërin nga personat. Ky person është mbajtur në vëzhgim nga policia, e cila ka mësuar se me cilin qëndronte dhe ku dilnin.

“Ishin shumë të organizuar. Të gjithë këta persona asnjëherë nuk janë takuar të pestë bashkë, por takimet kryheshin vetëm nga dy e nga dy persona. Asnjëherë nuk mblidheshin dhe të qëndronin së bashku. Kjo tregon se ata ishin shumë të kujdesshëm dhe të organizuar”-tha një burim pranë prokurorisë së Tiranës. Sipas këtij të fundit, grupi ka kryer më shumë se 11 grabitje të kasafortave, ndërkohë që është e paqartë sasia e parave që ata kanë grabitur në këto kasaforta.

Dy drejtuesit e grupit kriminal

Elton Lika dhe Saimir Kuçi, të arrestuar nga prokuroria e Tiranës mesnatën e të djelës, konsiderohen si drejtuesit e një grupi kriminal që kryente grabitjen e bizneseve dhe banesën e një biznesmeni në zonën e Kamzës. Lika dhe Kuçi kanë qënë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal prej 8 personash, të cilët do të arrestoheshin me 13 dhjetor të 2009 për një seri vjedhjesh të bizneseve të mëdha dhe gjobëvënie. Elton Lika i njohur edhe me emrin “Fajton” është një nga autorët e supervjedhjes së bujshme të biznesmenit të ndërtimeve Ilirjan Çela, të cilit i morën në banesë kasafortën me 340.000 Є, 5.000 £ dhe 13.400.000 lekë. Dy  drejtuesit e grupit Elton Lika dhe Saimir Kuçi qëndronin më të tërhequr, por në fakt ata ishin ideatorët e çdo plani për të grabitur biznese si supermarkete, shoqëri imobilare dhe zyra të shoqërive të ndërtimit. Një burim pranë prokurorisë i tha shqiptarja.com se: ”…ishin vërtetë problematikë dhe të rrezikshëm. Madje dhe kur kemi ndërhyrë, për ti arrestuar, njëri nga autorët ka bërë rrezistencë me armë…”. Në fakt mes sendeve të sekuestruara nga policia dhe prokuroria e Tiranës, janë dhe dy armë zjari pistoletë.

Pranga ish policit sapo doli nga burgu

Veç Likës dhe Kuçit në prangat e policisë kanë rënë dhe shtetasit Valmend Pelivani, 27 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, dhe personat që njihet se ka pasur konflikt me Emiljano Shullazin. Mes të arrestuarve është dhe Donald Ahmetaj, 28 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe Engrid Hënaj, 31 vjeç i cili ka qënë pjesë e forcave të Policisë, ku bënte pjesë tek skuadra “Shqiponja”. Ish efektivi i “Shqiponjave” Engrid Hënaj është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 7 muaj burg, pasi ka ndihmuar një të kërkuar për vjedhje. Ai ka komunikuar gjatë gjithë kohës me Elton Lika allias Fatjon Lilaj, shtetasin e shpallur në kërkim, për grabitje.Por pas shlyerjes së dënimit Hënaj, kishte vetëm pak ditë që ishte liruar nga qelia, kur sërisht kolegët e tij kanë mbëritur ditën e djelë në banesë, duke e prangosur si pjesë e një grupi që kishte kryer 11 grabitje në disa qytete të vendit.

Grupi i hajdutëve

Saimir Kuçi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë

Elton Lika, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë

Valmend Pelivani, 27 vjeç, banues në Tiranë, dënuar më parë për vjedhje

Donald Ahmetaj, 28 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje

Engrid Hënaj, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Rama ka pranuar 600 mijë refugjatë”, reagon ashpër LSI: Mitoman që po shkatërron Shqipërinë
Previous article Ylli që shkëlqeu pak minuta, i jep fund Botërorit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë Breaking News

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton Breaking News

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT