Identifikohen autorët e plagosjes së mbrëmshme në Shkodër. Gjovalin Guri 35 vjeç u plagos mbrëmë në afersi të banesë së tij ne Grudë. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jeten.
Sipas njoftimve të fundit policia ka bërë të mundur identifikimin e autorve dhe janë shpallur në kërkim.
35 vjeçari Gjovalin Guri mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës. Ngjarja ndodhi në hyrje të banesës së tij në fshatin Grudë e Re dhe sipas hetimeve të para të policisë së Shkodres, ai u qëllua nga dy vellezër, për të cilët uniformat blu nuk japin asnjë detaj.
Për shkak të hetimeve policia është e rezervuar por thotë se po heton intesivisht për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe vënë para përgjegjesisë autorët.


