• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DAJË, PO NA VRASIN”/ Lufta me grabitësit në Allias, zbardhen detajet e reja nga dëshmia e biznesmenit
Home
Breaking News

“DAJË, PO NA VRASIN”/ Lufta me grabitësit në Allias, zbardhen detajet e reja nga dëshmia e biznesmenit

24 January, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pasi e ka kaluar rrezikun për jetën, Petrit Laze, i cili mbeti i plagosur rëndë brenda shtëpisë së tij, nga dy persona që tentuan ta grabisnin, ka treguar rrethanat se si ndodhi ngjarja. Ai, bashkë me të shoqen, Afërdita Lazen, që po ashtu u plagos mbrëmjen e së dielës në zonën e Alliasit në Tiranë, janë pyetur nga oficerët e Policisë dhe kanë dhënë detaje për momentin e sulmit.

Burime nga grupi hetimor thanë se Laze ka treguar se në tentativë për t’i nxjerrë jashtë grabitësit, duke i shtyrë drejt derës, njëri prej tyre e ka qëlluar me armë dhe e kanë mbyllur në banjë.

Por, edhe pse ishte i gjakosur, ai ka marrë një levë dhe ka dalë nga dritarja e tualetit, duke u futur prapë në shtëpi për të shpëtuar familjarët nga personat e armatosur. Por në atë kohë, ata ishin larguar, pasi nuk kishin arritur të merrnin asgjë. Ndërkohë, në atë moment ka parë që grabitësit kishin plagosur edhe bashkëshorten e tij. Petrit Laze ka deklaruar se ka qenë vajza e tyre, e cila e ka dëgjuar e para zhurmën e autorëve.

“Duke tentuar që t’i nxirrja jashtë shtëpisë, ata më qëlluan me armë. E ndjeva se isha plagosur, por ata më shtynë drejt banjës dhe më mbyllën aty. Kam marrë një levë dhe jam hedhur nga dritarja për t’u rifutur në shtëpi, por ata ishin larguar pa marrë gjë”, është shprehur 61- vjeçari Laze.

Në këtë kohë, vajza e tij i kishte telefonuar dajës, duke i kërkuar të shkonte aty pasi u kishin hyrë në shtëpi për të vjedhur dhe po i vrisnin. Ndërsa daja kishte lajmëruar menjëherë Policinë. Nga përshkrimi që u kanë bërë autorëve çifti i plagosur dhe vajza e tyre, dyshohet se ata janë dy të rinj, që mund të jenë rreth 18 vjeç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇËSHTJA “ERIKSEN"/ Marotta dhe Ausilio tratativë me “video-call” deri në mesnatë (FOTO)
Previous article BIE "MITI" I BUJARISË! Shqiptarët ndër më "kurnacët" në Evropë, Indeksi: Vetëm 23 % e tyre janë bujarë (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT