Ishin nisur drejt Shqipërisë me çantat plot, por… plot 60 mijë paund janë sekuestruar në portin e Barit në Itali.
Mediat italine raportojnë se, sekuestrimi ndodhi pasi poseduesit e tyre nuk i kishin deklaruar në doganë.
Dy shqiptarët po vinin nga Britania e Madhe drejt Shqipërinë me plotë 60.518 paund me vete.
Por zyrtarët e doganës së Barit në bashkëpunim me ‘Guardia di Finanza’-n zbuluan paratë e padeklaruara.
Sipas legjislacionit italian, dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kanë pranuar të paguajnë një gjobë prej 6 mijë eurosh dhe kanë vijuar rrugën drejt vendit tonë.



