Deputeti i njohur Kujtim Gjuzi, i cili gjithmonë tërheq vëmendje me deklaratat e tij ndonjëherë edhe të pazakonta, ka qenë i ftuar sot në emisionin Pop Culture.
Gjuzi, teksa ka dalë nga parlamenti është përballur me pyetjen e gazetares së emisionit.
Duke ecur përpara parlamentit ai ka treguar për zakonet tironase por jo vetëm. Deputeti është pyetur gjithashtu se çfarë kriteresh duhet të plotësojë një vajzë për të marrë një çun Tirone.
Përgjigjja e Gjuzit ishte e prerë, duke nënkuptuar se është virgjëria tek vajzat ajo që diskutohet dhe kërkohet më së shumti nga djemtë sot.
Deputeti është shprehur:
Kjo është sekret, mos e trego: çunat e Tironës e kanë shumë qejf virgjëreshën Mari. Domethënë virgjëresha Mari rri tek kisha katolike, çunat e Tironës shkojnë e shohin pavarësisht se mund të jenë bektashik, myslimanë e prap shkojnë e shohin, por kanë harruar që jetojmë në 2019.”


