• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Cunam korrupsioni” në tenis, 13 të ndaluar në Belgjikë
Home
Nderkombetare

“Cunam korrupsioni” në tenis, 13 të ndaluar në Belgjikë

5 June, 2018 Sadik.Autor Botë, Nderkombetare

Policia belge ka ndaluar 13 persona pas një hetimi mbi pretendimet për fiksim duelesh në nivelet e ulëta profesioniste të sportit të tenisit.

Prokurorët thonë se një rrjet belgo-armen ka ofruar ryshfete për tenistët që prej vitit 2014, me kriminelët që kanë përfituar shuma të majme përmes basteve mbi duele të trukuara.

Profesionistët që garojnë në turne të nivelit të ulët janë më të lehtë për t’u bërë shënjestër e ryshfetdhënësve, thonë prokurorët.

Hetimi ka nisur pas një raporti të muajit prill, që akuzon për një “cunam korrupsioni” në tenis.

Një panel i pavarur hetimor shqyrtoi integritetin e profesionistëve të tenisit pasi iu bashkuan një investigimi të përbashkët të “Buzzfeed” dhe “BBC News”, që zbuloi bastvënie të dyshuara të paligjshme.

Autoritetet belge thonë se kanë bashkëpunuar me homologë bullgarë, holandezë, francezë, gjermanë, sllovakë dhe amerikanë, duke zhvilluar bastisje të njëkohëshme gjatë së martës.

21 prona në Belgjikë u bastisën, ndërsa 13 persona u ndaluan me dyshimet për trukim ndeshjesh, korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në aktivitete të krimit të organizuar.

Sipas raportit të gazetës belge “Le Soir” (në frëngjisht), sfidat në fjalë kanë ndodhur gjatë kompeticioneve “International Tennis Federation (ITF) Futures” dhe “Association of Tennis Professionals (ATP) Challenger”. Një gjykatës do të vendosë nëse të ndaluarit do të arrestohen formalisht apo jo, thanë prokurorët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPECIALE/ Dritë-hijet e Kampionatit Shqiptar: Nga “Drama e Vllaznisë” e deri te... “buzqeshja” e talenteve
Previous article Vrau kryekomisarin Artan Cuku/ Mikel Shallari marrëveshje me prokurorinë për dënimin me 10 vite burg

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane Botë

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin Botë

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë Botë

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT