• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇUDIT Gjekmarkaj: Zgjedhjet e 25 prillit më të trukuarat në histori, i vrau Edi Rama bashkë me…
Home
Politikë

ÇUDIT Gjekmarkaj: Zgjedhjet e 25 prillit më të trukuarat në histori, i vrau Edi Rama bashkë me…

3 May, 2021 F.autor Politikë

Deputeti i sapozgjedhur Agron Gjekmarkaj, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se zgjedhjet e 25 prillit ishin më të trukuarat në histori.

Gjekmarkaj thekson se nëë këto zgjedhje, shteti, Rilindja e “të fortët” vepruan sikur të jenë struktura mafioze.

Postimi i Agron Gjekmarkajt:

Rënia e Zgjedhjeve

Zgjedhjet e 25 Prillit do të mbahen mend si zgjedhjet më të trukuara në histori ! Shteti , “Rilindja” dhe “të fortet” u bënë një ! T

e  gjithë bashkë vepruan si strukturë mafioze ! Ata me një inxhinjeri të sofistifikuar manipulimi ndryshuan verdiktin popullor! Admistrata u vu në presion prej muajsh ku gjithkujt ju dha një formular patronazhi, mjetet e saj të gjitha në sherbim të Partisë!

Policia dhe Prokuroria siç deshmuan me ngjarjen e rënde të Elbasanit po edhe kudo tjeter u bënë palë!

Buxheti i shtetit u shpernda siç qe rasti i Durresit si ylyfe zgjedhore tre dite para votimit diku 45 milion euro si ndihme për Termetin  duke jua futur në bankë dhe lajmeruar me sms -dilni merrni bakshishin që Xhajë Edi ka menduar për ju!

Njesoj ndodhi edhe kudo tjeter ku ka patur pasoja termeti duke ofruar 5 milion lek te vjetra edhe për një plasaritje! !

Diten e premtë e të shtunë para votimit u shperndanë tollona nafte per bujqit pikerisht në atë moment ! Me legalizimet si mënyrë e favorizimit në këmbim të votes është bërë tjeter maskaradë.

Mijera vete u punesuan perkohesisht nga bashkitë e uzurpuara pa zgjedhje ( të cilet tani një nga një do dalin në fresk) ! Një makineri e tërë sondazhesh antiopozitare u financua per muaj të tërë kunder opozites !!

Patronazhimi i mbi 900 mije vetave një fakt e projekt makaber ky për shantazhimin e shoqerisë! Atentati ndaj kushtetutes me të cilin ndryshoi kodin zgjedhor e si produkt mori 5-6 deputet me shume duke lëne pa perfaqesim mijera vota!

Partizat e vogla që u krijuan me ngut e nxitim të sponsorizuara nga pushteti megjithese dolen si rruar qethur sherbyen sa munden me zell e pervujtni  !

Në fund qershia mbi torte shit – blerja masive nga grupet kriminale në ato zona ku mjerimi dhe frika bëjnë llogari ditore e jo më gjatë!  Në Lezhë një qytetar që denoncoi u arrestua dhe ndryshoi deshmine prove kjo e trysnisë!

Gati 80 mijë vota u shpallen të pavlefshme ngaqë fleta e votimit u bë si leter bizhozi në të cilen të ngaterrohej dreqi e i biri ! Në disa vende permes pamjesh filmike u shfaqen cucat e inceneratorve që nxirrnin të pavlefshme fletet e votimit!

E megjithatë Edi Rama mblodhi vetem 35 mijë vota më shumë sesa opozita pas kesaj masakre! Pushtetit i intereson të bëjë zhurnë rreth opozites, rreth Presidentit që të spostohet vemendja!

Por zgjedhjet nuk harrohen ato janë aty të vdekura, një kufome që qelb e ndyn ! Maskarada e masakra po faktohen ditë pas dite duke prezantuar para opinionit publik dhe atij nderkombetar Rënien e Zgjedhjve dhe krizen me të madhe ku jemi perfshirë në keto 30 vjet ! PD nuk do ti lënë qytetaret vetem as kauzen e zgjedhjeve skutave të harreses!

Ne jemi krenar per betejen që bëmë ! Mund të qortohemi per naivitet se pranuam betejen e pabarabartë me korrupsionin dhe krimin ! Për këtë marrim pergjeqsi!

Por shumë shpejt Edi Rama dhe kasta që e rrethon me një ekonomi të falimentuar, lundertar mes genjeshtrash elektorale do ju tregojë gishtin e mesit siç bëri në Shkoder se asgjë nuk realizon !

Të gjitha i ka genjeshtra si në 2013 ashtu në 2017 e ku e ku me shumë në 2021 ! Kerkojani rruget dhe aeroportet, rrogat dhe pensionet, kerkojani e shumëçka tjeter qe premtoi në kembim do merrni talljet e tij !! Shqiperia sot është në udhekryq dhe prej tij duhet ta nxjerrin demokratë e socialistë të gjithë ata që aspirojnë një jetë normale në një vend normal pasi ta pranojnë rënien e ketyre zgjedhjeve!

Kulari i zgjedhjeve të vjedhura do jua rëndonë qafen edhe të majtve. Kush mendon se demokratet do ta ulin koken, do ti binden verdiktit të manipuluar nuk ka kuptuar asgjë nga historia e ketij vendi që reagon duke i djegur  etapat !!! Edi Rama mund të krenohet që vodhi zgjedhjet !

Por nuk do ti gezohet gjatë dhe si çdo kush që vjedh nuk është i qete por shqetesimi i tij do të rritet ditë pas ditë ! Si Lezha , Mirdita dhe Kurbini jo larg  e gjithë Shqiperia do të jetë zonë e lirë !

Demokratet sot janë të vjedhur, qytetaret e tjerë po ashtu ! Ata do ta rimarrin voten e tyre për ta ndryshuar këtë vend dhe historinë e tij bashkohore me cuba e hajdutë zgjedhjesh !

Në Shqiperinë e vitit 2021 zgjedhjet ranë! Ato i vrau Edi Rama me urdinë e vet por bashke me to edhe qetesinë e tij makbethiane! Shumë është nxituar për të bërë feste!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “BASHA TË MARR VENDIM NJË HERË NË JETË”/ Fevziu: Nëse nuk njeh zgjedhjet, nuk...
Previous article SI E PËSOI/ Shqiptari me makinë luksoze ndalohet në Itali, kapet me 300 mijë euro...

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT