Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari komenton zhvillimet dramatike në Ukrainën e pushtuar nga Rusia.
Ajo kritikon presidentin ukrainas Volodomir Zelensky, teksa thotë se ai “ose nuk kupton, ose bën lojën e rendit të ri botëror”, pasi Zelensky kërkoi anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Europian.
Por sipas Kokalarit, kjo gjë “thjeshtë acaron më tej konfliktin”.
Më tej, në disa postime të tjera në rrjetet sociale, ajo komenton përfshirjen e George Soros në Ukrainë dhe e akuzon atë si “strumbullarin e konfliktit”.
“George Soros është strumbullari i këtij konflikti,” shkruan Kokalari.