• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Çudit Basha: Unë kam rekorde të paaritshme, dhe 80 vjet të rrijë Rama në pushtet nuk bën dot atë që bëra unë
Home
Politikë

Çudit Basha: Unë kam rekorde të paaritshme, dhe 80 vjet të rrijë Rama në pushtet nuk bën dot atë që bëra unë

23 January, 2021 F.autor Politikë

Lulzim Basha është i sigurtë se pas 25 prillit do të jetë kryeministër.

Ai thotë se nuk do të bëjë mrekulli, por do të jetë një kryeministër i normalitetit.

Më tej, Basha akuzon Ramën se po e kopjon, ndërsa thotë se Rama edhe 80 vjet të rrijë në pushtet, nuk i arrin dot ato që ka bërë ai.

“Ne kemi shpalosur heqjen e taksës për biznesin e vogël dhe këta në ditët e tyre të fundit e premtojnë kishin 8 vjet për ta realizuar, e premtojnë 3 muaj para se të largohen me votë.

Ne kishim e rrogës dhe rrogën minimale 300 euro dhe këta 3 muaj përpara e kopjojnë. Mund të marr një seri premtimesh të Edi Ramës 3 muaj para se të lerë pushtetin që nuk janë gjë tjetër veçse kopje.

Nuk janë gjë tjetër veçse kopje e keqe e programit tonë. Që do të thotë që Partia Demokratike jo vetëm nuk është vonë por është kjo formë e hartimit të programit, se ne nuk i shpikëm këto, erdhën si produkt i gjendjes, i dialogut me grupet e interesit, kryesisht me qytetarët dhe i përgjegjshmërisë që kjo që themi sot nesër do të bëhet realitet.

S’kam premtuar mrekullira unë dhe as nuk premtoj mrekullira, kam premtuar normalizim dhe normalitet.

Nuk do të jem kryeministër i mrekullirave, por do të jem kryeministër i normalitetit dhe i fjalës së mbajtur dhe për këtë flasin dhe rekordet e mia, që është kompleksi tjetër i madh që ka kundërshtari politik.

E kam thënë dhe po e përsëris që në detyrat që më janë ngarkuar, që nga ndërtimi i Rrugës së Kombit, tek heqja e vizave për shqiptarët, tek futja e Shqipërisë në NATO, detyra të cilat i kam kryer pa pasur përgjegjësinë dhe fuqinë e kryeministrit.

80 vjet po të rrijë Edi Rama në pushtet nuk i bën dot. Edhe tunelin e Elbasanit. Mos flas për Unazën e Tiranës që e gjeti gati, po ikën 8-vjeçari dhe akoma nuk e ka mbaruar.

Pra, për mua dhe aftësinë time për ti qëndruar fjalës, madje për ti bërë para kohe realitet ato angazhime që kam pasur para qytetarëve flet puna ime sikundër për Edi Ramën pas 8 vitesh shqiptarët janë fare të qartë, dështimet janë të qarta, mosmbajtja dhe thyerja e premtimeve janë të qarta”, tha Basha.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 22-VJEÇARI KËRKON TË LARGOHET NGA "BERNABEU"/ Odegaard del hapur kundër Real Madrid, klubi anglez shtyn për futbollistin
Previous article MILAN-ATALANTA/ Pas një penallti të shkaktuar nga Kessie, Ilicic ndëshkon "Kuqezinjtë" nga pika e bardhë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT