• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Çudirat e Ballkanit, ndërrimi i emrave të aeroporteve vetëm për të bezdisur fqinjët
Home
Rajon

Çudirat e Ballkanit, ndërrimi i emrave të aeroporteve vetëm për të bezdisur fqinjët

21 December, 2017 k.autor Rajon

“Përgjatë vendeve te Ballkanit Perëndimor, terminale të reja vezulluese po ndërtohet dhe po emërtohen në mënyra të tilla që mërzisin fqinjët”. Kështu nis artikulli i prestigjiozes “The Economist”, që trajton fenomenin ballkanik, i cili shtrihet nga pak në të gjitha vendet.

Një godinë e re futuristike është hapur në Mars në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë dhe është quajtur aeroporti “Franjo Tudjman”, sipas emrit të babait të lëvizjes kroate për pavarësi. Ai luftoi kundër serbëve të Kroacisë, të cilët të mbështetur nga Serbia, krijuan një republike jetëshkurtër serbe në 1/3 e territorit të Kroacisë. Në vitin 1995 pjesa më e madhe e serbëve në Kroaci u dëbuan.

Ndër viktimat e spastrimit etnik ishin edhe të afërmit e shpikësit me famë botërore Nikola Tesla. Tesla u lind si serb në vitin 1856 në territorin e Kroacisë së sotme dhe emigroi në Amerikë. Ndaj si serbët, ashtu edhe kroatët, kanë pretendime për vendlindjen e tij. Që prej vitit 2006, aeroporti i Beogradit mban emrin e Teslas, çka për disa kroatë është shumë bezdisëse.

Por ka më tepër. 18 vjet pas luftës së Kosovës, ende nuk mund të fluturosh nga Nikola Tesla tek Adem Jashari, në nder të të cilit është emërtuar aeroporti i Prishtinës prej vitit 2010. Si një nga themeluesit e UÇK-së, Jashari njihet për kontributin e tij në çlirimin e vendit dhe për shqiptarët e Kosovës është një hero, ndërsa për serbët është një djall.

Lojën e emrave të aeroporteve duket se e kanë nisur grekët në vitin 1992, duke e riemëruar aeroportin e Selanikut si “Maqedoni”. Greqia dhe Maqedonia janë në në zënkë për emrin që prej vitit 1991. Grekët pretendojnë se emri “Maqedoni” nënkupton një pjesë të territorit të Maqedonisë së lashtë, i cili gjendet në Greqi.

Maqedonasit u kundërvunë duke e ndryshuar emrin e aeroportit të Shkupit në “Aleksandri i Madh” në vitin 2007. Megjithatë, qeveria e re e Maqedonisë kërkon marrëdhënie më të mira me Greqinë, ndaj nuk përjashtohet mundësia e ndryshimit të emrit.

Ndërkohë disa emra nuk kanë ndryshuar. Në Bonjes, aeroporti i Sarajevës, mbetet thjesht Sarajeva, por në vitin 2005 pati një përpjekje për ta quajtur “Alija Izetbegovic”, lideri i muslimanëve të Bosnjes gjatë luftës.

Edhe Podgorica quhet thjesht Podgorica, përveçse në etiketimin e bagazheve. Atje ai mbetet TGD, një kujtesë që kryeqyteti mala

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Studimi: Ja çfarë mund t’ju relaksojë tërësisht gjatë kohës së pushimeve
Previous article Të dhënat: Ksenofobia në qytetet europiane në rënie

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT