Një 43 vjeçar i fiksuar pas lojrave të fatit nuk ka kursyer as mobiljet dhe orenditë shtëpiake të nënës së tij.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ku 62 vjeçarja A.E., ka kallëzuar djalin e saj 43 vjeç I.E.
Ky i fundit i cili sipas dëshmisë së të ëmës njihej si person problematik pasi luante në lojëra fati i ka shitur të gjitha orenditë shtëpiake për të siguruar para.
Kur ka parë shtëpinë e boshatisur dhe të shitura çdo objekt brenda saj të cilat i kishte siguruar me mundim, 62 vjeçarja nuk ka duruar dot dhe i është drejtuar komisariatit të policisë për ndihmë.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e 43 vjeçarit, ndërsa materialet lidhur me këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.


