• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!
Home
Sociale

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

5 June, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Në kuadër të partneritetit strategjik ndërmjet Credins bank dheFederatës Shqiptare të Futbollit, u zhvillua në ambientet e zyraveqendrore të bankës një takim i rëndësishëm mes z.Maltin Korkuti(Drejtori i Përgjithshëm i Credins bank), znj.Monika Milo (zv.Drejtore e Përgjithshme), z. Armand Duka, (President i FederatësShqiptare të Futbollit) dhe z. Ilir Shulku (Sekretar i Përgjithshëm i FSHF-së). Me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të tjerë të lartë të tëdy institucioneve si dhe znj. Irida Huta (Manaxhere për MastercardShqipëri) takimi u fokusua në ecurinë e bashkëpunimit mes palëve, i cili e ka nisur këtë rrugëtim në vitit 2024, në mbështetje të futbollitshqiptar, promovimit të vlerave që ai përfaqëson dhe zhvillimit tëiniciativave që afrojnë sportin me komunitetin dhe klientët. Të dyjapalët ndanë bindjen se ky bashkëpunim ka krijuar vlerë të shtuar jo vetëm për institucionet respektive, por edhe për tifozerinë shqiptarebrenda dhe jashtë vendit.

Një nga momentet kulmore të ceremonisë ishte prezantimi zyrtar i kartës së parapaguar “GOOL”, produkti më i ri i zhvilluar në kuadër tëpartneritetit mes Credins bank dhe Federates Shqiptare të Futbollit. Ekonceptuar si karta e shqiptarëve, “GOOL” vjen si një produktinovativ që ndërthur emocionet e futbollit me përfitimet e proktevebankare, duke krijuar një eksperiencë të re për komunitetinsportdashës si dhe klientët e Credins Mastercard.

Përmes kartës “GOOL”, klientët do të kenë mundësinë të përfitojnënga një sërë avantazhesh ekskluzive, surprizash dhe benefite të lidhuradrejtëpërdrejtë me botën e futbollit dhe jo vetëm. Produkti ështëndërtuar mbi filozofinë e krijimit të eksperiencave që shkojnë përtejfunksionalitetit tradicional të një kartë bankare, duke sjellë më pranëklientëve emocionin, krenarinë, energjinë dhe frymën kombëtare qëbashkon miliona shqiptare rreth kombëtares dhe futbollit shqiptar.

Në fjalën e tij, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z.ArmandDuka, vlerësoi bashkëpunimin me Credins bank si një partneritet tësuksesshëm që ka sjellë vlera konkrete për të dy institucionet.

“Credins bank është një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i FSHF, duke mbështetur jo vetëm Kombëtaren Shqiptare, por edhevizionin tonë për zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Kur dy institucioneserioze ndajnë të njëjtat vlera, rezultatet janë gjithmonë pozitive. Me lançimin e kartës “GOOL”, ne po sjellim një produkt inovativ që lidhedhe më shumë tifozët me Kombëtaren tonë. Kjo kartë nuk ështëthjesht një mjet financiar modern, por një simbol identiteti, pasionidhe krenarie kombëtare. Jam i bindur se “GOOL” do të pritet shumëmirë nga tifozët kuqezi, pasi përmes saj ata do të kenë mundësi tëndihen edhe më pranë Kombëtares, duke përfituar benefite dheeksperienca të dedikuara”.

Nga ana e tij, z.Maltin Korkuti, (Drejtori i Përgjithshëm i Credins bank) theksoi rëndësinë e zhvillimit të produkteve inovative qëkrijojnë avantazhe të shtuara për klientët dhe njëkohësishtmaterializojnë partneritete të suksesshme afatgjata.

“Partneriteti me Federatën Shqiptare të Futbollit, e kemi konsideruargjithmonë si një bashkëpunim institucional të rëndësishëm. Ai kakrijuar mundësinë për të ndërtuar iniciativa konkrete që lidhinpasionin për sportin me komoditetet që krijon sot industria bankare. Karta “GOOL” është një tjetër rezultat i këtij vizioni të përbashkët dhenjë produkt që vjen për të krijuar një eksperiencë të re për klientëttanë, duke sjellë më pranë futbollit dhe duke i orjentuar gjithmonë e më shumë në përdorimin e shërbimeve dhe produkteve bankare.”

 

Lançimi i kartës “GOOL” shënon një tjetër etapë të rëndësishme nëkëtë rrugëtim të përbashkët, duke konfirmuar angazhimin e Credins bank dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për të vazhduar zhvillimin einiciativave që promovojnë sportin shqiptar, shpërblejnë tifozerinë dhekrijojnë vlerë të qëndrueshme për komunitetin. Kështu në fjalën e sajpërshëndetëse znj. Monika Milo (zv. Drejtore e Përgjithshme) u shpreh:

 

“Për ne është kënaqësi që ky partneritet vijon të konsolidohet si njëmodel bashkëpunimi afatgjatë i ndërtuar mbi qëllime dhe vlera tëpërbashkëta, duke patur në fokus gjithmonë komunitetin. Përmesmekanizmave të ndryshme si realizimi i aktiviteteve, eventeve, fushatave shpërblyese apo edhe produkteve të dedikuara me benefite, ky bashkëpunim me shumë se biznes është i orjentuar nga ana sociale. Credins bank, do të vazhdojë strategjinë e zhvillimit dhe zgjerimit tëpartneriteteve të ndryshme që gjenerojnë vlera kultrore, sportive, ekonomike, etj, duke patur si etalon ofrimin cilësor të produktevebankare për klientët e saj.”

Përgjatë atmosferës së ceremonisë zyrtare vëmendje mori edherrugëtimi frymëzues i Kombëtares Shqiptare, një histori e ndërtuarmbi përkushtimin, sfidave të tejkaluara dhe ambicien për ta çuarflamurin kuqezi gjithmonë e më lart. Përveç performancës gjithmonë e në rritje të skuadrës kombëtare të futbollit, u theksua gjithashtu edherëndesia e vizionit afatgjatë, bashkëpunimeve me partnerëprestigjiozë, të cilët kontribuojnë në zhvillimin dhe forcimin e futbollitshqiptar, duke e kthyer suksesin në një mision të përbashkët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I FSHEHUR PREJ 10 VITESH NË STAN/ Zbulohet si jetonte Violand Braçellari! Familja përfitoi fonde nga AZHBR për bagëtitë
Previous article HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

s.autor

Postime të ngjashme

I FSHEHUR PREJ 10 VITESH NË STAN/ Zbulohet si jetonte Violand Braçellari! Familja përfitoi fonde nga AZHBR për bagëtitë Aktualitet

I FSHEHUR PREJ 10 VITESH NË STAN/ Zbulohet si jetonte Violand Braçellari! Familja përfitoi fonde nga AZHBR për bagëtitë

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli Aktualitet

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT