Deputetët demokrat, Edi Paloka, Flamur Noka dhe Enkelejd Alibeaj do të shkojnë në Drejtorinë e Policisë.
E gjithë kjo vjen pas lajmit se po survejohet familja e kreut të PD Lulzim Basha, të publikuar tek e përditshmja Panorama..
Mësohet se personalitete të politikës mbrohen nga garda dhe jo nga Policia.
Burimet bëjnë të ditur se gjatë mbledhjes së Bashës me deputetët është thënë se personalitet mbrohen nga Garda e Republikës dhe jo nga policia.
“PD-ja pritet te reagoje për këtë akt që e te paligjshem te policise nen urdhrat private te Fatmir Xhafes”, thanë burime nga selia blu.
Burime bëjnë të ditur gjithashtu se ky eshte konsideruar si akt banditesh.
Pas takimit, Nenkryetari Paloka, nenkryetari i Komisionit te Sigurise Noka dhe kryetari i Komisionit ‘Tahiri’, Alibeaj po shkojne ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise.






