• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Ç’po ndodh me euron? Rënie e fortë, por ekspertët ngrenë supet për arsyet
Home
Ekonomi

Ç’po ndodh me euron? Rënie e fortë, por ekspertët ngrenë supet për arsyet

19 February, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Monedha vendase po reflekton sjelljen e një “superekonomie”. Është kjo ironia me të cilët përgjigjen ekspertët e kursit të këmbimit, kur i pyet se pse euro po vijon të bjerë dhe leku është kaq i fortë.

Pasi u duk sikur ndaloi në fund të javës së kaluar, euro është zhvlerësuar sot sërish në tregun e brendshëm. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 132.5 lekë, me një rënie prej 0.16 lekësh në raport me të premten e javës së kaluar. Në të kundërt, dollari është forcuar me 0.64 lekë, duke u këmbyer me 106.7 lekë.

Ky është niveli më i ulët i euros që nga muaji gusht, kur monedha vendase sezonalisht forcohet për shkak të hyrjes së valutës nga emigrantët.

Por, janari dhe shkurti janë periudha ku tradicionalisht, euro forcohet, teksa aktiviteti ekonomik fillon e gjallërohet duke rritur dhe kërkesën për importe. Në fakt, të dhënat e sotme të INSTAT treguan se deficiti tregtar (diferenca mes importeve dhe eksporteve) u rrit me 31% në krahasim me janarin e vitit 2017.

Edhe ne bursat ndërkombëtare euro po luhatet në nivelet më të larta të tre viteve. Një euro u këmbye sot me 1.24 dollarë, me një rritje ditore prej 0.16 dhe duke qenë 17% më i lartë sesa një vit më parë, sipas të dhënave që publikohen nga Financial Times (shiko në fund grafikun euro-dollar në bursa për tre vitet e fundit). Në janar

Teksa ekonomia vendase nuk është shumë e fortë, ajo po rritet mesatarisht me 3.5%, vendi është i varur nga importet për shumë produkte (raporti i mbulimit të importeve nga eksportet ishte vetëm 52% në janar, sipas INSTAT) dhe turizmi nuk është në kulmin e tij, ekspertët ngrenë supet kur i pyet për arsyet e forcimit të monedhës vendase.

Arsyeja e vetme që ata japin është oferta e lartë e valutës që po qarkullon në treg, ajo që po e mban lekun të fortë. Teksa burimet e ligjshme ekonomike nuk justifikojnë këtë ofertë të lartë, gishti drejtohet te burimet e paligjshme të hyrjes apo të hedhjes në treg të valutës. Një tjetër arsye, që ndikoi javën e kaluar ishin dhe deklaratat e deuroizimit nga Banka e Shqipërisë (e cila mori disa masa për të ulur përdorimin e euros në ekonomi), por efektet psikologjike të saj konsiderohen afatshkurtër.

Një euro e dobët është favorizuese për importet, që vijnë më të lira, ndërsa dëmton eksportuesit, që marrin më pak të ardhura në lekë për të njëjtën sasi në euro. Këstet e kredisë bëhen gjithashtu më të lira. Më të lira janë dhe blerjet onlne, si në euro ashtu dhe në dollarë, po ashtu dhe për udhëtimet jashtë vendit mund të marrësh më shumë valutë për të njëjtën sasi lekësh. Të dëmtuar janë ata që jetojnë në Shqipëri dhe i marrin pagat në valutë, si në euro, ashtu dhe në dollarë.

Blerja e shtëpive gjithashtu bëhet më e lirë, duke amortizuar disi rritjen e fundit të çmimeve të apartamenteve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Njihuni me çiftin që paguhet për të bërë seks në hotele të ndryshme (FOTO)
Previous article SPARTAK NGJELA/ Vuçiç “Nacionalist steril”, ja çfarë nuk di nga historiografia shqiptare

Ina.Autor

Postime të ngjashme

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga Ekonomi

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT