• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ç’PO NDODH?/ Arsyeja kryesore që mund të rrëzojë qeverinë e Kosovës
Home
Rajon

Ç’PO NDODH?/ Arsyeja kryesore që mund të rrëzojë qeverinë e Kosovës

10 January, 2018 Redaktor2 Rajon

Ndonëse janë partnerë në qeverisje PDK-ja, AAK-ja e Nisma po vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme sa i përket Gjykatës Speciale.

Përderisa lideri i PDK-së Kadri Veseli ka thënë se kjo Gjykatë nuk mund të pengohet (ashtu siç ishte kërkuar muajin e kaluar), lideri i AAK-së (njëherësh kryeministër i vendit), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se do të vazhdojë ta kundërshtojë këtë Gjykatë.

Ndërkaq edhe Nisma për Kosovën tashmë ka thënë se nuk e mbështet Gjykatën Speciale, porse kërkon plotësim-ndryshimin e ligjit për të. Me këtë rast, njohësit e rrethanave politike konsiderojnë se Gjykata Speciale është përplasja më e fuqishme që ka ndodhur deri më tash brenda koalicionit qeverisës, i cili ka marrë mandatin në shtator të vitit të kaluar.

Madje sipas tyre, shkas për rrëzimin e Qeverisë aktuale mund të bëhet pikërisht Gjykata Speciale, sado që mund të ketë edhe shumë arsye të tjera për të ardhur deri te shpërbërja e këtij koalicioni. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës po insistojnë në rrëzimin e Qeverisë aktuale me arsyetimin se qeveria “Haradinaj” i ka sjellë vetëm dëme Republikës së Kosovës prejse ka nisur punën e saj.

Haradinaj dhe Veseli në kundërshti për Specialen

I pyetur rreth qëndrimit të Veselit, i cili tha se nuk mund të ndalet Gjykata Speciale, kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së djeshme tha se nuk ka koment rreth kësaj. Megjithatë bëri të ditur se qëndrimi i AAK-së vazhdon të mbetet kundër kësaj Gjykate.

“Unë kam lexuar letrën e Veselit që është kryetar i Kuvendit dhe i PDK-së. Nuk kam ndonjë koment në këtë letër. Nëse më pyesni mua dhe Aleancën e dini qëndrimin tim dhe të Aleancës, atëherë kur ka qenë kemi votuar kundër. Sot po të vijë votojmë kundër, nesër kundër, e respektojmë iniciativën e deputetëve sido që të jetë”, tha Haradinaj. Express

  • Tags
  • fb
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Ronaldo kopjon Ronaldinhon, dhuron ‘show’ në stërvitje
Previous article Argjentina luan kundër Spanjës dhe Italisë në fazën përgatitore për Botëror

Redaktor2

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT