Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 8,105 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,781 qytetarë, në këto bashki: 919 në Tiranë, 93 në Durrës, 68 në Shkodër, 60 në Fier, 59 në Vlorë, 55 në Gjirokastër, 41 në Lushnje, 34 në Berat, 32 në Sarandë, 29 në Lezhë, 25 në Mat, 26 në Kamëz, 70 në Elbasan, 17 në Mallakastër, Korçë, Pogradec, 14 në Skrapar, 13 në Krujë, Kavajë, Patos, Divjakë, 11 në Peqin, 10 në Vorë, Gramsh, Librazhd, 9 në Tepelenë, 8 në Përmet, Kolonjë, Dimal, 7 në Kurbin, 6 në Tropojë, Kuçovë, 5 në Malësi e Madhe, Himarë, Memaliaj, 4 në Pukë, Shijak, Delvinë, Konispol, 3 në Fushë Arrëz, Devoll, Belsh, 2 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Mirditë, Klos, Rroskovec, Selenicë, Dropull, Këlcyrë, 1 në Dibër, Cërrik.
Janë 10,789 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit nuk ka pasur humbje jete. Janë shëruar 278 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,664 që nga fillimi i epidemisë.


