Është përkeqësuar situata e Covid-19 në vendon tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit 10 qytetarë kanë humbur jetën nga 4 që ishin një ditë më parë. Po ashtu është rritur edhe numri i rasteve të reja ku 609 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
COVID19
Ministria e Shëndetësisë: 3,598 testime, 609 qytetarë të infektuar, 10 humbje jete dhe 642 të shëruar në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.