Vitin e Ri 2022 rreth 100 persona e kanë kaluar në spitalin Infektiv, pasi janë të prekur nga Covid19.
E teksa jemi në ditën e parë të vitit 2022, një vajzë e re 27 vjece është dërguar me urgjencë në spital.
Vajza është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe për shkak të gjendes së përkeqësuar mjekët kanë vendosur që t’I ndërpresin shtatzëninë për t’i shpëtuar jetën.
Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi se 482 482 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit.
Fatkeqësisht COVID i ka marrë jetën një qytetarje: një qytetare nga Elbasani 78 vjeçe.


