• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Walensky: Kujdes, pandemia nuk ka mbaruar
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Walensky: Kujdes, pandemia nuk ka mbaruar

16 March, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Drejtoresha e Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) shprehu shqetësim të hënën në lidhje me numrin e njerëzve që po udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara ditët e fundit, duke thënë se pandemia nuk ka mbaruar dhe njerëzit nuk duhet të sillen sikur ajo të kishte përfunduar.

Duke folur në një konferencë virtuale si pjesë e ekipit të Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, shefja e CDC Rochelle Walensky tha se më shumë se 1.3 milion njerëz kaluan nëpër aeroportet e SHBA të premten, më shumë se çdo ditë që kur filloi pandemia para një viti.

Dr. Rochelle Walensky
Zonja Walensky tha se ajo kishte parë në lajme njerëz që shijonin pushimet e pranverës pa maska, dhe kjo ndërkohë që vendi ende po përjeton deri në 50,000 infeksione të reja në ditë.

Ajo tha se kjo vjen gjithashtu ndërkohë që shumë vende evropiane po shohin rritje të numrit të infeksioneve pas një rënieje të vërejtur më parë dhe kur publiku filloi të mos i përfillte masat zbutëse. Ajo tha se këto vende “thjesht po harrojnë objektivin kryesor”.

Zonja Walensky i bëri thirrje publikut të mbante parasysh shenjat paralajmëruese nga Evropa. “Për hir të shëndetit të vendit tonë, – tha ajo, vazhdoni të zbatoni masat e rekomanduara parandaluese dhe të jeni gati për t’u vaksinuar kur kjo është e mundur.”

“Ne sapo kemi filluar të bëjmë kthesën,” tha ajo. “Të dhënat po lëvizin në drejtimin e duhur, por kjo do të varet nga fakti nëse të gjithë bëjmë atë që duhet bërë për të mbrojtur veten dhe të tjerët.”

Ajo tha se CDC po kryen vlerësimin e përfundimeve të dala nga një studim i ri, që tregon se një distancë sociale prej 1 metër midis nxënësve në shkolla mund të jetë po aq e sigurt sa 2 metra të rekomanduara aktualisht, për sa kohë që të gjithë mbajnë maska.

Zonja Walensky tha se ajo e kupton që udhëzimi prej 2 metrash ka qenë ndër sfidat më të mëdha për shkollat në përpjekjet e tyre për t’u rihapur. Ajo tha se CDC po pret studime të tjera mbi këtë çështje së shpejti dhe po shqyrton me kujdes të dhënat, përpara se t’i rishikojë rekomandimet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKON PAMJET NGA SPITALI RAJONAL I VLORËS/ Rama me këtë VIDEO na tregon transformimin e shëndetësisë dhe uron ditë të mbarë
Previous article PLOTËSOJNË FORMULARIN/ Çfarë do ndodhë me mësuesit që refuzojnë bërjen e vaksinës

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn Botë

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT