• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Vaksina eksperimentale e grupit NIH, Moderna hyn në fazën e fundit
Home
Jetë

COVID-19/ Vaksina eksperimentale e grupit NIH, Moderna hyn në fazën e fundit

29 July, 2020 s.autor Jetë

Prova më e madhe deri më sot e një vaksine eksperimentale për COVID-19 filloi të hënën me të parët e një grupi prej gati 30,000 amerikanësh që përveshën mëngët për të marrë vaksinën e krijuar nga qeveria amerikane si pjesë e garës gjithëpërfshirëse globale për të ndaluar shpërthimin e virusit vdekjeprurës.

Testimi në fazën përfundimtare të vaksinës, zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe kompania Moderna Inc., filloi me vullnetarë në qendra të shumta amerikane duke u dhënë një dozë të vërtetë të vaksinës ose thjesht një injektim fallco. “Po marr pjesë në testim pasi jam një punonjëse e kujdesit shëndetësor në pension dhe i kuptoj mirë sfidat që COVID-19 i ka shkaktuar komunitetit, shtetit dhe gjithë vendit”, thotë pjesëmarrësja Karen Juser.

Juser mori injeksionin në Binghemton të Nju Jorkut. Do të kalojnë disa muaj përpara se të merren rezultatet, dhe nuk ka asnjë garanci që vaksina përfundimisht do të funksionojë kundër virusit që ka vrarë rreth 650,000 njerëz në të gjithë botën, përfshirë gati 150,000 në SH.B.A. Shkencëtarët vendosën rekorde të shpejtësisë për zhvillimin e vaksinës me një provë kaq masive vetëm disa muaj pas shfaqjes së koronavirusit. Por ata theksuan se publiku nuk duhet të frikësohet se vaksina nuk është e sigurtë.

“Ky është një moment historik domethënës,” tha drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Francis Collins pasi u dha injeksioni i parë i provës, në 6:45 të mëngjesit në Savana të Xhorxhias. Ajo vjen me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë në krahasim me ritmin e zakonshëm për përgatitjen e vaksinave. Kjo u bë e mundur si rezultat i një përpjekje të gjithanshme që ka filluar që nga janari kur virusi SARS – COV2 u shfaq si një kërcënim në të gjithë botën”.

Pasi vullnetarët të marrin dy doza një muaj larg njëra tjetrës, shkencëtarët do të ndjekin nga afër për të pare se cili grup përjeton më shumë infeksione, ndërsa vazhdojnë rutinën e tyre të përditshme, veçanërisht në zonat ku virusi po përhapet pa kontroll. Përgjigja me siguri nuk do të vijë deri në nëntor ose dhjetor, paralajmëroi Dr. Anthony Fauci, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive.

Ndër shumë pyetje që mund ti përgjigjet studimi: Sa mbrojtje ofron vetëm një dozë në krahasim me dy të tilla që shkencëtarët mendojnë se janë të nevojshme? Nëse vaksina funksionon, a do të mbrojë kundër sëmundjes së rëndë apo do të bllokojë infeksionit tërësisht? Mos prisni një vaksinë aq të efektshme sa vaksina e fruthit, e cila parandalon rreth 97% të infeksioneve të fruthit, tha Fauci, duke shtuar se ai do të ishte i lumtur me një vaksinë COVID-19 që është 60% efektive.

Disa vaksina të tjera të zhvilluara nga Kina dhe nga Universiteti i Oksfordit në Britani filluan prova më të vogla në fazën përfundimtare në Brazil dhe vende të tjera të goditura në fillim të këtij muaji./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I QËNDISUR DERI NË DETAJE/ Dior përdor në sfilatë teknikën e rrallë që daton që prej shekullit XV
Previous article "NA PENALIZOI AJO DREQ KARANTINE"/ Rama i prerë me kompaninë e ndërtimit në Lezhë: Në 26 nëntor shkolla të jetë gati, ndryshe futeni...

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij Jetë

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të Jetë

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT