• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Stërkalat e kollës mund të udhëtojnë më larg se 2 metra
Home
Shëndet

COVID-19/ Stërkalat e kollës mund të udhëtojnë më larg se 2 metra

16 April, 2020 F.autor Shëndet

Studimet e kryera përpara se të shfaqej virusi i ri, sugjerojnë se rregulli prej dy metrash nuk është mbrojtje e sigurt kundër kollës, në rastet kur nuk përdoret maska. Studimi i veçantë i bërë në SHBA, tregon se stërkalat mund të transportohen në largësi të konsiderueshme.

Distanca e rekomanduar për shmangien e infektimit me Covid-19,  mund të mos jetë e mjaftueshme për t’u mbrojtur nga dikush që kollitet në drejtimin tuaj. Një studim kanadez zbuloi se kolla e papenguar mund të udhëtojë, dy metra në më pak se tre sekonda dhe mund të vazhdojë përtej distancës që njerëzve u është kërkuar të respektojnë dhe zbatojnë gjatë pandemive.

Studimi, i udhëhequr nga Universiteti Perëndimor i Kanadasë dhe i pranuar për botim nga revista Indoor Air, u krye në sezonin e gripit rreth viteve 2017-2018, por gjetjet konsiderohen të vlefshme dhe në situatën aktuale të koronavirusit.

Eric Savory, profesor në departamentin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit Perëndimor u shpreh se:  “Edhe kur jeni 2.5 metra larg, fluksi i stërkalave nga kollitja mund të lëvizë akoma me 200 mm/në sekondë.

Stërkalat e imëta do të mbeten në ajër, edhe pas katër sekondash. Një studim i veçantë amerikan mbi Covid-19, ka mbështetur përdorimin e maskave të fytyrës, me argumentimin se mbulimi i gojës, frenon përhapjen e stërkalave gjatë fjalimit.

Studimi i botuar nga ‘New England Journal of Medicine’ zbuloi dallime të konsiderueshme midis numrit të stërkalave të prodhuara dhe largësisë së tyre të udhëtimit, kur një person fliste me gojën e tij të mbuluar dhe të zbuluar.Në eksperiment, pothuajse asnjë stërkalë nuk u dallua,  kur pjesëmarrësi tha “qëndrojmë të shëndetshëm”, teksa goja e tij ishte e mbuluar. Kur nuk u përdor maska, u krijuan rreth 350 stërkala. Studiuesit amerikanë thanë se, stërkalat  e mëdha bien shpejt në tokë, kurse ato më të vogla mund të dehidratohen dhe shpërndahen në ajër, duke zgjeruar shtrirjen hapësinore të grimcave infektive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BURG PËR PËRHAPJEN E COVID-19/ Trembet Lubonja: Druri ka dalë nga xheneti, përdoret për të frikësuar
Previous article "S'MË NJEH NËNA PO TË BËJ BOTOKS"/ Rama BATUTA për pamjen me mjekun

F.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT