• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Situatë e qetë tek Sanatoriumi, shtrimet dhe rastet e reja: 4 urgjenca në 24 orët e fundit
Home
Breaking News

COVID-19/ Situatë e qetë tek Sanatoriumi, shtrimet dhe rastet e reja: 4 urgjenca në 24 orët e fundit

6 September, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Situata është disi më e qetë në spitalin COVID2 ose i njohur ndryshe si Sanatoriumi.

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se në këtë spital ka dy javë që numri i urgjencave ka rënë ndjeshëm. “Në 24 orët e fundit ka pasur 4 urgjenca, gjatë paradites së sotme 2 ambulanca kanë mbërritur nga Elbasani. Pak më parë mbërriti dhe një ambulancë nga Infektivi”, raportoi Skëndaj.

Ai shton se nga informacionet e marra nga mjekët, situata brenda spitalit paraqitet stabël. “Ka 9 persona në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar. Ka 60 pacientë me tamponë pozitivë dhe 60 pacientë të tjerë me tamponë negativë, por me skaner tipik dhe simptoma të COVID-19”, deklaroi gazetari.

Por ndërkohë për spitalin COVID 1 ose Infektivin, Skëndaj tha se ka shumë pak informacione, pasi drejtuesit e këtij spitali kanë urdhër të prerë që stafi të mos nxjerrë informacione. “Nuk dihet se sa persona të shtruar ka ky spital. Ka një bunkerizim të informacionit për spitalin Infektiv. Të vetmet të dhëna janë ato të Ministrisë së Shëndetësisë në buletinin 24 orësh.

Nëse do të bëjmë një zbritje matematikore, nga 206 raste në dy spitalet, nëse do zbresim 120 të shtruarit në Sanatorium, në Infektiv duhet të ketë 80-85 të shtruar për momentin.

Ka dhe qindra persona të tjerë që nuk vijnë në spital por trajtohen me oksigjeno terapi në kushtet e shtëpisë. Ka më shumë se një muaj që mjeku i familjes po luan rolin e tij dhe personat që referohen nga mjeku i familjes vendosen në terapi me oksigjen, medikamente për të mos lejuar trashjen e gjakut dhe për shtimin e imunitetit. Ka shumë pacientë që po marrin me qira oksigjenin në pikat private të shpërndarjes dhe po trajtohen në kushtet e shtëpisë dhe kjo ka bërë që pacientët të qëndrojnë disi më larg spitalit”, deklaroi Skëndaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJE TË TJERA TRONDITËSE/ I penduari i drejtësisë: Eglantina qau dhe kërkoi ndihmë, vëllai i saj e qëlloi me plumb në fytyrë. Çfarë i tha të atit në telefon
Previous article NJË SUKSES I DHURATA DORËS/ Bëhet imazhi promovues i markës së famshme botërore (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador Aktualitet

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT