• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Situata në spitale, shtohen SHTRIMET. Vetëm 20 shtretër të lirë, ambulancat në radhë
Home
Sociale

COVID-19/ Situata në spitale, shtohen SHTRIMET. Vetëm 20 shtretër të lirë, ambulancat në radhë

23 October, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Rritja e të infektuarve po shton shtrimet dhe mbushjen e kapaciteteve në spitalet Covid. Shërbimi infektiv është drejt zënies së shtretërve, ndërsa jashtë tij shtohet radha e ambulancave që presin të shtrojnë të sëmurët e sjellë me urgjencë. Në të dy spitalet Covid aktualisht janë të shtruar mbi 260 pacientë.

Spitali Infektiv po shkon drejt mbushjes së të gjithë kapaciteteve. Burime nga ky shërbim thonë se me rritjen e të infektuarve, me COVID-19 janë zënë mbi 80% e shtretërve. Rritja e kërkesave për shtrime dhe trajtim të specializuar spitalor është reflektuar edhe para ambienteve të Infektivit.

Mbi 5 autoambulanca  kanë pritur për disa orë për shtrimin e të sëmurëve që kishin sjellë nga rrethet dhe nga Tirana. Por pavarësisht ngarkesës në këto shërbime, mjekët tërheqin vëmendjen e pacientëve për të mosngelizhuar trajtimin spitalor sa herë u rekomandohet.

“Drejtohuni sa më parë në qendrat spitalore në kohën që mjeku mendon se ju nuk mund të vazhdoni të mjekoheni në shtëpi. Në shtëpi mjekohet sëmundja e lehtë. Kur mjeku mendon se sëmundja është e patrajtueshme në shtëpi, patjetër duhet të shkoni  në spital. Neglizhenca më e vogël të kushton jetën”.

120 shtretër është kapaciteti Infektivit dhe mbi 200 në Sanatorium. Sipas informacioneve zyrtare, në të dy spitalet COVID, aktualisht po trajtohen mbi 260 pacientë. Ndërkohë burime nga qendra spitalore, Nëne Tereza, thonë se po bëhet gati hapja e COVID-3  tek ish-Kirurgjia.

Javët e fundit është rritur numri i të prekurve me rreth 300 raste të reja në ditë, ndërsa vihet re rënie e të shëruarve ditorë. Në të gjithë vendin janë të infektuar aktivë mbi 7 mijë persona, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Shkencëtarët në SHBA: Jemi drejt krijimit të maskës "çudibërëse"
Previous article SKANDALI NË KOSOVË/ Zbardhet skema e vjedhjes së 2 milionë eurove: Kompanitë dhe lidhjet e tyre me politikën

F.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT