• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“COVID-19 SHTOI NEVOJËN PËR EDUKIM FINANCIAR”/ Gurvenatori Sejko: T’i pajisim të rinjtë me…
Home
Aktualitet
Kronikë

“COVID-19 SHTOI NEVOJËN PËR EDUKIM FINANCIAR”/ Gurvenatori Sejko: T’i pajisim të rinjtë me…

24 March, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Me sloganin “Kujdesuni për vete, kujdesu për paratë e tua” startoi dje Java Globale e Parasë, në të cilën iu mëshua fort edukimit të hershëm të të rinjve mbi kulturën financiare për përballimin me sukses të së ardhmes, veçanërisht në kriza si ato që po kalojmë tanimë.

“Emergjenca globale shëndetësore dhe ekonomike e COVID-19, si dhe impaktet e saj shoqërore kanë ndikuar pothuajse të gjitha aspektet e jetës të të gjitha nëngrupeve të shoqërisë. Tashmë është e qartë që grupmosha të ndryshme po i përjetojnë këto ndikime në mënyra të ndryshme. Kështu, sa u përket nxënësve dhe të rinjve, krahas aspektit shëndetësor, pandemia i ka përballur ata edhe me sfida në fushat e edukimit dhe punësimit. Për këto arsye, tashmë është më e rëndësishme se kurrë t’i pajisim ata me dijen e duhur mbi menaxhimin e financave personale dhe shfrytëzimin e saktë të produkteve bankare”, deklaroi guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko, në fjalën hapëse të eventit online të përvitshëm që synon të afrojë brezin e ri me botën e ndërlikuar të financave dhe banking-ut.

Kjo është vetëm një nga iniciativat edukuese të Bankës së Shqipërisë, të cilat sidoqoftë, nuk kufizohen vetëm në aktivitetet e Javës Globale të Parasë.

“Edukimi financiar i publikut është pjesë e rëndësishme e punës sonë të përditshme. Përmes mjeteve edukative virtuale të vendosura në faqen tonë zyrtare, nxënësit dhe mësuesit mund të mësojnë gjatë gjithë vitit mbi çështje të financave, duke parë video dhe shfletuar literaturë dedikuar arsimit parauniversitar dhe studentëve. Faqja jonë përmban informacione të thjeshtëzuara mbi tema të jetës së përditshme, si hapja e një llogarie bankare, menaxhimi i buxhetit personal, hartimi i planeve të kursimit, aplikimi për kredi bankare”, nënvizoi Sejko, duke ftuar të rinjtë të njihen më shumë me faqen zyrtare të institucionit më të madh mbikëqyrës të bankave.

Sakaq, lëndë të posaçme të inkorporuara në arsimin e mesëm si lëndë me zgjedhje janë një tjetër formë për të ndihmuar nxënësit të njohin botën e financave personale, e pse jo edhe për t’i orientuar në zgjedhjen e jetës. Guvernatori shtoi qëndrimin se është vendimtare që institucionet e angazhuara në këtë iniciativë të mos i rreshtin përpjekjet për të sjellë termat financiarë në vëmendje të brezit të ri. Çdo vit, gjatë muajit mars, bankat qendrore, agjencitë shtetërore, institucionet financiare, dhe organizata të shoqërisë civile në mbarë botën organizojnë Javën e Parasë. Numri i vendeve të angazhuara në këtë event global dhe rrjedhimisht edhe i fëmijëve e të rriturve të përfshirë në të, ka ardhur në rritje. Këtë vit Java Globale e Parasë do të organizohet në rreth se 175 vende të botës dhe pritet të përfshihen në të rreth 40 milionë fëmijë dhe të rinj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "100 DITË, 100 ARRITJE"/ Rama: Sot 20% humbjet teknike në rrjetin energjetik, në 2013 45 %
Previous article ÇFARË NDODHI? Gareth Bale kërkon rikthimin: Pas Europianit, kam në plan të shkoj prap tek Real Madrid

s.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT