• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin
Home
Nderkombetare

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

19 June, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare në SHBA, Tulsi Gabbard, ka publikuar dokumente të reja sekrete mbi origjinën e virusit Covid-19.

Sipas saj, këto materiale zbulojnë lidhje të forta mes kërkimeve të financuara nga Amerika dhe Institutit të Virologjisë në Wuhan.

Përmes një deklarate të fortë, Gabbard theksoi se pas vitesh gënjeshtrash dhe censure, populli amerikan tashmë meriton transparencë dhe llogaridhënie për dhimbjen që kaloi.

Zyra e Inteligjencës sqaroi se dosja përmban komunikime të brendshme dhe dëshmi nga sinjalizuesit që përfshijnë ish-zyrtarin e lartë të shëndetësisë, Anthony Fauci. Madje, Gabbard shkoi më tej duke akuzuar hapur Faucin se ka gënjyer nën betim para Kongresit Amerikan gjatë vitit 2024.

Sipas dokumenteve, ai dyshohet se ka mbikëqyrur financimet për kërkimet mbi koronaviruset e lakuriqëve të natës në laboratorin kinez.

Nga ana tjetër, vetë Fauci i ka mohuar prerë këto akuza duke i quajtur ato plotësisht absurde. Ai ka sqaruar se si origjina natyrore, ashtu edhe një aksident i mundshëm laboratorik, mbeten pista të hapura, ndonëse ai beson te versioni natyror.

Sakaq, agjencitë amerikane të inteligjencës ende nuk kanë dalë në një përfundim zyrtar dhe dokumentet e reja nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Kujtojmë se Covid-19 u identifikua për herë të parë në Wuhan në fund të vitit dymijë e nëntëmbëdhjetë, duke shkaktuar miliona viktima dhe një krizë të paprecedentë globale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit
Previous article VRASJA E ISH-POLICIT, SANTIAGO MALKO/ Apeli liron të dyshuarin kryesor, Ilir Selmani lihet në arrest shtëpie (VENDIMI)

s.autor

Postime të ngjashme

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin Botë

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT