• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ SHBA nis shpërndarjen e 55 milionë vaksinave për vendet në nevojë, mes tyre edhe…
Home
Nderkombetare

COVID-19/ SHBA nis shpërndarjen e 55 milionë vaksinave për vendet në nevojë, mes tyre edhe…

22 June, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtëpia e Bardhë ditën e djeshme bëri me dije se cilat do të jenë vendet që do të përfitojnë vaksina anti-COVID, nga 55 milionë dozat që do të shpërndajë administrata Biden deri në fund të qershorit.

Pjesë e vendeve të cilat do të përfitojnë nga ky donacion është edhe Kosova.

Një pjesë e vaksinave do të t’i dorëzohen COVAX, platformës së drejtuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në mënyrë që të bëjë shpërndarjen e tyre në vendet e përcaktuara në nevojë.

Deri më tani përmes COVAX janë shpërndarë 88 milionë doza vaksinash në 133 vende të cilat nuk kishin mundësi ekonomike të suportonin blerjen e tyre.

Momenti i shumëpritur ku vendet më të pasura do të dhurojnë doza për vendet më të varfëra, ka ardhur pas shumë përpjekjeve dhe thirrjeve nga OBSH e cila ka ngulmuar për një shpërndarjen e barabartë të vaksinave, si mënyrën e vetme për t’i dhënë fund pandemisë.

Njoftimi për shpërndarjen e vaksinave ka ardhur pasi tashmë gjysma e popullsisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka marrë të paktën njërën prej dozave. Një tjetër faktor i cili ndikoi në marrjen e këtij vendimi nga administrata e Biden, është edhe rënia e numrit të viktimave nga COVID-19 në vend. Megjithëse SHBA është vendi i parë më i “goditur” sa i përket pandemisë, situata epidemiologjike dhe procesi i vaksinimit kanë ecur mjaft mirë.

Jo vetëm SHBA, por edhe vend të tjera si ato të G7 në Samitin i cili u zhvilluar disa ditë më parë kanë premtuar se do të shpërndajë doza të konsiderueshme të vaksinave në botë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDOSET FATI I BASHKËSHORTIT VRASËS/ Me jelek antiplumb në gjykatë, ja çfarë bëjnë qytetarët (PAMJET)
Previous article BRESHËRI PLUMBASH/ Ja momenti kur sulmohet me armë biznesmeni në Sarandë (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT