Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 7 raste të reja në Fier. Burime për abcneës.al bëjnë të ditur se rastet e reja janë një grua që u dërgua në spital te premten dhe 6 nënpunes të Kadastrës.
Mësohet se gruaja tregton veshje në një dyqan në qendër të Fierit. Ndërkaq, punonjësit e Kadastrës janë kontakte të kolegut të tyre në Kadastër.
I pari u konfirmua disa ditë më parë, pasi kishte qenë në një festë.


