Këngëtari i njohur kosovar, Yll Valla, i cili punon njëkohësisht në Qeverinë e Kosovës, është infektuar me koronavirus.
IndeksOnline mëson se Valla, zyrtar në Ministrinë e Pushtetit Lokal, ka rezultuar pozitiv gjatë testimit me Covid-19.
Për këtë shkak, një pjesë e madhe e zyrtarëve të MPL-së do të vetizolohen për 14 ditë nëpër shtëpi.