• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19 PREK 8 EFEKTIVË POLICIE NË TIRANË/ Të infektuarit shërbenin te pritja e qytetarëve (VIDEO)
Home
Sociale

COVID-19 PREK 8 EFEKTIVË POLICIE NË TIRANË/ Të infektuarit shërbenin te pritja e qytetarëve (VIDEO)

28 May, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Që nga fillimi i pandemisë, 8 punonjës policie në qarkun e Tiranës janë konfirmuar pozitivë me COVID. Të infektuarit shërbenin pranë recepsioneve të policisë dhe te pritja e qytetarëve. Një pjesë e tyre kanë infektuar edhe familjarët. Pasi u konfirmuan pozitivë, efektivët u vetë izoluan”.

Personi i fundit që u konfirmua me koronavirus brenda radhëve të uniformave blu ishte një efektiv i Shqiponjave. Burime zyrtare pranë policisë, konfirmuan për “ABC News” se ai rezultoi me COVID-19 vetëm tre ditë më parë. Mësohet se nga hetimi epidemiologjik ka rezultuar se efektivi i Shqiponjave është infektuar gjatë punës në terren, teksa ka shoqëruar qytetarë të ndryshëm në komisariate. Në dy ditët e fundit, autoritetet shëndetësore u kanë bërë tamponët kolegëve të oficerit të infektuar dhe të afërmve të tij, të cilët kanë rezultuar negativë.

Edhe të infektuarit më herët ishin punonjës policie të cilët shërbenin tek pritja e qytetarëve. I tillë ishte edhe rasti i një 49 vjeçari, që shërbente në recepsionin e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës. Pak javë më parë ai u prek nga virusi i ri teksa ishte në krye të detyrës, duke infektuar edhe familjarët.

Pas rezultatit pozitiv nga covid, efektivi u shtrua në spitalin Infektiv. Por duke qenë se 49 vjeçari vuante edhe nga problemet me zemrën ai u zhvendos në pavijonin e kardiologjisë.

“ABC News” mëson nga të afërm dhe kolegë të punonjësit të policisë se më 17 maj ai ndërroi jetë. Askush nga ata nuk mund të thotë sot se cili ishte shkaku i vdekjes së policit? Dyshimet nuk i hoqi as institucioni i shëndetësisë i cili nuk ka dhënë asnjë sqarim nëse 49 vjeçari ishte shëruar nga koronavirusi përpara se të transferohej në kardiologji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DYSHIME SE ADMINISTRATORI I KOMPANISË PASTRONTE PARATË/ Sekuestrohet llogaria bankare me 400 mijë dollarë (EMRI+DETAJET)
Previous article ZJARR NË LIBOFSHË TË FIERIT/ Banesa njëkatëshe përfshihet nga flakët, digjet...

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT