• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Pati kontakt me një të infektuar, Kryeministri Boris Johnson do të vetizolohet për 10 ditë
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Pati kontakt me një të infektuar, Kryeministri Boris Johnson do të vetizolohet për 10 ditë

18 July, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe ministri i tij i Financave, Rishi Sunak, do të vetizolohen për të paktën dhjetë ditë, pas njoftimit se ata kanë pasur kontakt me një person të infektuar me koronavirus.

Më herët, zyra e Johnsonit tha se ai dhe Sunak do të merrnin pjesë një pilot-programin e qeverisë, që do t’u lejonte atyre që të punonin nga zyrat e tyre, kur personat e tjerë të përfundonin orarin e punës. Megjithatë, Johnson e ndryshoi këtë vendim vetëm tri orë më vonë, për shkak të kritikave të shumta.

Zyra e Johnsonit tha më 18 korrik njoftoi se kryeministri dhe ministri i Financave kishin qenë në kontakt me një person të infektuar, por nuk zbuluan identitetin e këtij personi. Megjithatë, një ditë më herët, ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid njoftoi se është infektuar me COVID-19.

The Sunday Times më herët ka raportuar se Johnsoni ka pasur një takim të gjatë me Javidin më 16 korrik.

Johnson do të izolohet në rezidencën e kryeministrisë në Chequers.

“Ai do të vazhdojë të mbajë takime nga larg”, tha një zëdhënës i Johnsonit, duke shtuar se ai nuk do të marrë pjesë në pilot-programin e qeverisë.

Edhe Sunak tha po ashtu se do të vetizolohet për të shmangur perceptimet se “rregullat nuk janë të njëjta për të gjithë”.

Qeveria britanike ka thënë se do të heqë pothuajse të gjitha masat kundër COVID-19 më 19 korrik, pavarësisht se infektimet kanë filluar të rriten së fundmi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ/ Pushuesit largohen nga plazhi Shëngjinit, krijohet trafik në aksin Balldre-Milot
Previous article HELMIMI MASIV/ Drejtori i QKMF: Situata në Deçan drejt përmirësimit, 74 persona janë trajtuar brenda 24 orëve

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT