• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Paralajmërimi i forte i Programit Botëror të Ushqimit: Koronavirusi mund të shkaktojë uri globale
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Paralajmërimi i forte i Programit Botëror të Ushqimit: Koronavirusi mund të shkaktojë uri globale

2 May, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Drejtuesi i Programit Botëror të Ushqimit thotë se ndërsa bota po lufton pandeminë e koronavirusit, ajo është po ashtu në prag të një krize urie. Zyrtari i lartë i OKB-së u takua me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo për të diskutuar mënyrat për të shmangur krizën më të rëndë humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore.

Konfliktet e armatosura dhe varfëria po detyrojnë miliona njerëz në mbarë botën që të ngrysen çdo natë të uritur. David Beasley është shef i Programit Botëror të Ushqimit. “Analiza e Programit Botëror të Ushqimit tregon se për shkak të koronavirusit edhe 130 milion njerëz të tjerë mund të jenë në prag të urisë deri nga fundi i këtij viti. Duke e çuar numrin total në 265 milion njerëz.”

Organizatat humanitare, siç është grupi i krishterë “Ëorld Relief”, po ashtu kanë ngritur alarmin. Organizata thotë se ka gjasa që fokusi të zhvendoset nga përpjekjet kundër koronavirusit tek shqetësimet për urinë. Myal Greene është me organizatën “World Relief”.

“Kur mendojmë vetëm disa hapa përpara, ndikimi i mundshëm tek ekonomia dhe siguria ushqimore mund të jetë shkatërrues për pjesën dërmuese të botës, kryesisht për Afrikën Nënsahariane, Afrikën lindore dhe jugore. Pikërisht aty ku faktorët ekonomikë do të jenë domethënës, duke ndikuar tek pasiguria ushqimore, veçanërisht në zonat urbane.”

Organizata “World Relief” po u bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera për veprime vendimtare. “Së bashku me agjenci të tjera të zhvillimit ndërkombëtar po i bëjmë thirrje qeverisë amerikane që të akordojë 12 miliardë dollarë të tjera për ndihmën ekonomike ndërkombëtare për krizën”, thotë Myal Greene me organizatën “World Relief”.

Nëse bota nuk vepron, thonë ekspertët e ndihmave, më shumë se 30 vende mund të përballen me urinë ndërsa bien remitancat nga jashtë dhe të ardhurat nga turizmi. /Voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË DO NJË FEMËR NGA NJË MASHKULL? Këto janë 4 cilësitë që një grua 40-vjeçare kërkon te partneri
Previous article "SHQIPËRIA MË MIRË SE GJITHË DYNJAJA"/ Rama: Vendi ynë bilancin më pozitiv nga koronavirusi, kjo falë...

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT