• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Nis vaksinimi i përfaqësuesve të bizneseve të Ballkanit në Serbi, mes tyre 8.000 punëtorë nga Shqipëria
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Nis vaksinimi i përfaqësuesve të bizneseve të Ballkanit në Serbi, mes tyre 8.000 punëtorë nga Shqipëria

28 March, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Në Serbi ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit i punëtorëve të sektorit të biznesit në shtetet e Ballkanit. Rreth 8.000 punëtorë nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, janë paraqitur në Serbi për t’u vaksinuar kundër koronavirusit gjatë kësaj fundjave. Vaksinimi po bëhet nën organizimin e Odës Ekonomike të Serbisë, e cila në bashkëpunim me Qeverinë serbe, ka siguruar 10.000 doza të vaksinës së AstraZenecas.

Më herët gjatë javës, përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës kanë refuzuar që të shkojnë në Beograd për t’u vaksinuar, duke u thirrur në “arsye parimore”. Por, nga Oda Ekonomike Serbe kanë deklaruar se disa biznesmenë nga Kosova janë paraqitur direkt tek ata për vaksinim. Agroni, një punëtor i Aeroportit të Tiranës, pas vaksinimit në Beograd, tha për Radion Evropa e Lirë se kjo ishte një mundësi e mirë që ai të imunizohej kundër sëmundjes COVID-19. “Mendoj që organizimi ishte i mirë, çdo gjë ishte në rregull”, tha ai. Serbia po prin në rajon me numrin e vaksinave të siguruara kundër koronavirusit.

Në anën tjetër, Kosova është vendi i vetëm në Evropë që deri më tani nuk ka siguruar asnjë dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Zyrtarët e qeverisë paraprake kanë thënë se në muajin mars do të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave të AstraZenecas, që janë në kuadër të 100.800 dozave që Kosova do t’i marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LOJTARI I HOLANDËS HYN NË HISTORI/ Bëhet futbollisti që luan më shumë vite me “tulipanët”
Previous article "KËTË VERË DO TË PRESIM TURISTË NGA E GJITHË BOTA"/ Rama mesazh: I siguruam vaksinat, për pak muaj kjo vuajtje do të mbarojë (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto Botë

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht! Botë

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT