• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Nis testimi i vaksinës AstraZeneca kundër variantit Beta
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Nis testimi i vaksinës AstraZeneca kundër variantit Beta

28 June, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Kompania anglo-suedeze AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit filluan testimin e një vaksine të modifikuar të koronavirusit, të krijuar për të vepruar kundër variantit Beta.

Ky variant është identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, por më pas është përhapur në disa vende të botës. Mbi 2,000 vullnetarë u rekrutuan në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil, Afrikë të Jugut dhe Poloni për testimin e vaksinës së modifikuar.

Profesori Andrew Pollard, drejtor i Grupit të Vaksinave të Oksfordit, i tha BBC-së se synim është “të testohet sistemi” i bërjes së vaksinave kundër varianteve. Ai tha se nuk ka “asnjë urgjencë të menjëhershme” rreth variantit Delta, pasi vaksina AstraZeneca është treguar si mjaft efektive kundër tij.

Javën e kaluar, Universiteti i Oksfordit ka publikuar një studim, i cili ka gjetur se vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer/BioNTech janë gjerësisht efektive kundër variantit Delta, i identifikuar për herë të parë në Indi. Ky variant është përhapur në rreth 100 vende të botës dhe është duke shkaktuar shpërthime rastesh gjetkë.

Studimi i Oksfordit ka konstatuar se vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer/BioNTech janë efektive edhe kundër variantit Kapa, i identifikuar së pari në Indi. Kapa, tash për tash, është vetëm variant i interesit, për dallim nga variantet Alfa, Beta, Gama dhe Delta, të cilat Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka veçuar si variante shqetësuese. Sipas OBSH-së, një variant etiketohet si shqetësues kur duket se është më ngjitës, më vdekjeprurës ose më rezistent ndaj vaksinave ose trajtimeve aktuale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFIMI I GARDIANIT/ Portieri Donnarumma: Dua të bëhem numri 1 i numrave 1, kam tre ëndrra
Previous article "MË FALNI...UNË E BËRA"/ Kurthi që e vuri me “shpatulla pas murit”, si u dorëzua vrasësi i Caroline

F.autor

Postime të ngjashme

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT