Hapja e vendit pas karantinës, ka rezultuar me shtimin e të prekurve me Covid-19 me shifra që Shqiperia nuk i njohu as në kulmin e pandemisë botërore.
Ditën e sotme është bere me dije se dy vëllezerit Edmond dhe Robert Budina janë infektuar me Covid-19.
Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ndërmori protesta disa ditore në Tiranë. Më pas nisi dhe aksionin për takimet nëpër rrethet e Shqipërisë, me qëllimin për mbledhjen e firmave për rindërtimin e Teatrit Kombëtar sic ishte. Ndërkohe që ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi gjendjen e tyre shendetesore.
Nga ana tjetër edhe aktori i njohur i humorit Florian Binaj konfirmoi dje se ishte prekur dhe izoluar menjeherë pasi kishte bërë testin. Në nje prenoncim, Binaj u shpreh se ishte mirë dhe nuk kishte patur asnjë komplikacion.
Edhe nga bluzat e bardha pati mjekë te infektuar ndonëse kuptohet se gjithçka ndodhi per shkak të detyrës. Kujtojmë Skender Bratajn, drejtorin e urgjences që ishte edhe rasti i parë i mjekëve që shkaktoi jo pak panik. Fill pas tij edhe Dhimiter Kraja e Roland Xhaxho. (Lexo këtu)
Te tre fatmirësisht ia dolen të triumfojnë ne betejën me “armikun e padukshëm” duke u vene sërish në sherbimin e pacientëve.
Ka qene mjeku Pellumb Pipero ai që diten e sotme i ka bere një thirrje te fortë qytetarëve duke theksuar se virusi është ende prezent dhe mund të infektojë dhe sëmurë nëse qytetarët nuk zbatojnë këshillat e specialistëve.
Mesazhi i plotë i Pellumb Piperos:
Tashmë kemi hyrë në një fazë të re të epidemisë, në një fazë ku secili nga ne është i lirë të lëvizë dhe të kryejë aktivitetin normal të jetës. Tashmë më shumë se kurrë është e nevojshme të respektojmë disa rregulla elementare po shumë të rëndësishme për këtë fazë të re të epidemisë në vendin tonë, por edhe të jetës tonë. Këto rregulla dhe kjo mënyrë e re jetese është thjesht dhe vetëm më shumë kujdes, të mirëkuptojmë që virusi është ende midis nesh, ai ende mund të na infektojë, ai ende mund të na sëmurë madje edhe mund të na kërcënojë më shumë se sa kaq. Ndaj ju lutem si specialist, si mjek por edhe si qytetar, më shumë kujdes, ruani distancën fizike, vendosni maskën në mjedise publike, vendosni maskën atje ku nuk mund të ruani distancën, kujdesuni për higjenën e duarve, së bashku do ja dalim deri në fund të kësaj epidemie.
AlpeNews.al