• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Nga nesër në mesnatë Mali i Zi mbyll kufirin tokësor me Shqipërinë, ja kategoritë që do të lejohen të kalojnë
Home
Rajon

COVID-19/ Nga nesër në mesnatë Mali i Zi mbyll kufirin tokësor me Shqipërinë, ja kategoritë që do të lejohen të kalojnë

20 June, 2020 s.autor Rajon

Mali i Zi mbyll sërish kufirin tokësor me Shqipërinë, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me COVID 19. Njoftimi është dhënë nga ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila thekson se ky regjim fillon prej mesnatës të së dielës, datë 21 qershor 2020, dhe është i vlefshëm deri në një vendim të dytë të Njësisë Operacionale të Krizës në Podgoricë.

Në njoftimin shpërndarë mediave thuhet se Njësia Operacionale e Krizës së Qeverisë së Malit të Zi ka vendosur sot të rishikojë listën e vendeve që do të lejohen të hyjnë në territorin e tij në kuadër të luftës kundër pandemisë COVID-19.

Nga ky kufizim përjashtohen udhëtarët që kanë një funksion/nevojë thelbësore, si:

– profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë;

– personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti;

– diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre;

– Kategori të veçanta pasagjerësh në tranzit;

– Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Malin e Zi, ose për arsye të tjera humanitare.

Njoftimi i plotë:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Njësia Operacionale e Krizës së Qeverisë së Malit të Zi ka vendosur sot të rishikojë listën e vendeve që do të lejohen të hyjnë në territorin e tij në kuadër të luftës kundër pandemisë COVID-19.

Nisur nga numri në rritje i shtetasve të infektuar aktiv në vendin tonë, që aktualisht e kalon numrin 700 (limit ky i vendosur më parë nga autoritetet malazeze dhe që e kalon shifrën 25 të infektuar për 100.000 banorë), autoritetet malazeze kanë vendosur të mbyllin kufijtë tokesorë me Shqipërinë dhe të lejojnë hyrjen tranzit në territorin malazez vetëm për shtetasit që prezantojnë në kufi dokumentin e testimit negativ ndaj COVID-19, të bërë brenda 48 orëve.

Nga ky kufizim përjashtohen udhëtarët që kanë një funksion/nevojë thelbësore, si:

– profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë;

– personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti;

– diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre;

– Kategori të veçanta pasagjerësh në tranzit;

– Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Malin e Zi, ose për arsye të tjera humanitare.

Ky regjim fillon prej mesnatës të së dielës, datë 21 qershor 2020, dhe është i vlefshëm deri në një vendim të dytë të Njësisë Operacionale të Krizës në Podgoricë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Regjistrohen 14 raste të reja me COVID 19 në Qarkun e Fierit, mes tyre edhe një fëmijë
Previous article TENTOI TË VRASË ME THIKË DHËNDRIN PAS KONFLIKTIT/ Arrestohet vjehrri 53-vjeçar

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT