• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Në vendet e BE-së nis vala e dytë e koronavirusit: Problematike situata në Spanjë, Itali e Gjermani
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Në vendet e BE-së nis vala e dytë e koronavirusit: Problematike situata në Spanjë, Itali e Gjermani

23 August, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Vala e dytë e COVID në vendet e Bashkimit Europian që parashikohej në Shtator, duket se ka nisur që në këto ditë të fundit të Gushtit.

Të paktën për Spanjën, këtë e thonë me bindje ekspertët vendas për të përditshmen ‘El Pais’. Edhe pse të dhënat për ditët e fundjavës mungojnë, shifër tepër të lartë infektimesh ditore shënoi ky vend të premten me mbi 8 mijë raste të reja.

Shifra të larta edhe në Francë ku 24-orëshi i fundit shënoi mbi 3600 raste të reja. Rritje e vazhdueshme e infektimeve ditore edhe në Gjermani, ku janë shënuar mbi 2 mijë infektime të reja. Shifrat e larta po rikthehen edhe në Italinë e konsideruar si vatra e Europës.

Orët e fundit u shënuan mbi 1 mijë raste, ku shifrat e infektimeve u bënë 4-shifrore për të parën herë prej heqjes së masave kufizuese në Maj. Megjithatë, qeveria Conte nuk e mendon për momentin rikthimin e karantinës.

Valën e re të përhapjes po e shkakton lëvizja e turistëve në vende të ndryshme të Europës, të cilët nuk respektojnë distancimin social dhe nuk mbajnë maska në këtë sezon pushimesh, duke marrë pjesë në grumbullime masive festive.

Numri i viktimave ka arritur në mbi 800 mijë në gjithë globin, ndërsa i të prekurve mbi 23.4 milionë që prej nisjes së pandemisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ U afrua me zhurmë te Barcelona, Pjanic pozitiv me COVID-19
Previous article PROTESTA NË MINSK VDESIN 2 PERSONA/ Ushtria deklaron se nuk do të tolerojë akte të dhunës në Bjellorusi (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT