• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19 NË SHTËPI/ Ja kur mbaron saktësisht izolimi, në varësi të simptomave
Home
Shëndet

COVID-19 NË SHTËPI/ Ja kur mbaron saktësisht izolimi, në varësi të simptomave

16 December, 2020 s.autor Shëndet

Izolimi në shtëpi është shumë i rëndësishëm, nëse jeni infektuar me Covid. Duke qenë të ndërgjegjshëm, ju ndihmoni veten dhe gjithë komunitetin përreth.

Sidoqoftë, ka disa rregulla që duhet të ndiqni gjatë izolimit në bazë të simptomave apo rastit tuaj.

– Nëse keni dalë pozitiv, por nuk keni pasur simptoma, mund ta ndaloni izolimin në shtëpi 10 ditë pas datës që keni bërë testin pozitiv.

Për ata me simptoma, CDC thotë se ju mund të jeni pranë të tjerëve kur:

– Kanë kaluar 10 ditë ose më shumë që kur simptomat u shfaqën për herë të parë.

– Keni kaluar 24 orë pa ethe, pa përdorimin e ilaçeve për uljen e temperaturës.

– Një numër i kufizuar i personave me sëmundje të rëndë, mund të prodhojë më shumë virus për replikim dhe në këto raste, mund të duhet një zgjatje e ditëve të izolimit deri në 20 ditë pas shfaqjes së simptomave. Sidoqoftë, ju duhet të merrni parasysh konsultimin me mjekë dhe ekspertë të kontrollit të infeksionit.

Një humbje e shijes dhe erës mund të mbetet për një javë apo dhe një muaj pas shërimit, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të qëndroni të izoluar.

Sidoqoftë, nëse keni një sistem imunitar të dobësuar rëndë ose nuk e keni kaluar lehtësisht Covid-in, për shembull jeni shtruar në spital, keni patur nevojë për oksigjen etj, rregullat ndryshojnë:

– Mjeku mund t’ju rekomandojë të qëndroni në izolim për më shumë se 10 ditë pas shfaqjes së simptomave tuaja të para (ndoshta deri në 20 ditë).

– Personat të cilët janë me imunitet të dobët, mund t’u kërkohen teste për të përcaktuar se kur mund të jenë pranë të tjerëve. Flisni me mjekun tuaj për më shumë informacion.

Informacioni i mësipërm vjen nga CDC – Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) – një institut amerikan i shëndetit publik, pjesë e Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore.

Burimi: CNN

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR T'U DUKUR BUKUR/ Këto janë 9 ide kombinimesh sipas të famshmeve botërore (FOTOT)
Previous article JENI NË NJË LIDHJE? Këto janë 10 gjëra që partneri thjesht s'do t'jua tregojë

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime? Shëndet

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT