• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19 NË SHQIPËRI/ Vdekjet dhe rastet e reja u rritën në javën e fundit! Ja situata në spitale
Home
Sociale

COVID-19 NË SHQIPËRI/ Vdekjet dhe rastet e reja u rritën në javën e fundit! Ja situata në spitale

25 January, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Në Shqipëri, situata e pandemisë Covid-19 shënoi një tjetër përkeqësim gjatë javës së fundit (18-24 janar), me një shtim të vdekjeve dhe të rasteve të reja, ndërsa pozitiviteti kaloi nivelin e 30 përqindëshit. Të dhënat zyrtare, dëshmojnë së në 7 ditët e fundit pati 41 viktima, 11 më shumë se java pararendëse, ose +36 përqind. Këto shifra nuk ishin rregjistruar që prej fundit të muajit nëntor.

E diela ishte dita më numrin më të lartë, 8 vdekje, ndërsa në 24 orët e fundit, sipas ministrisë së Shëndetësisë, pati 7 humbje jete të tjera: një qytetar nga Ballshi 59 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 62-84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 75 vjeç, një qytetar nga Elbasani 76 vjeç, një qytetar nga Lushnja 80 vjeç.

Edhe rastet e reja, u rritën edhe më shumë, duke vijuar tendencën e vënë re që prej ditëve të para të janarit. Në total, gjatë javës së fundit, janë identifikuar 15,205 të infektuar, më një shtim prej 15.4 përqind, ose një mesatare ditore prej 2,172 të prekurish. 18 janari shënon kulmin e rasteve ditore me 2,832 të infektuar. Shifra më e lartë që nga nisja e pandemisë në mars të vitit 2020.

Rritja e rasteve të reja është rregjistruar ndërsa testimet u shtuan lehtë me gati 7 përqind, duke dëshmuar një përhapje ende në rritje të pandemisë. Dhe në fakt, pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe tamponëve të kryer) sërish u ngjit më tej, duke prekur kuotën e 30.7 përqindëshit. Një nivel që nuk ishte parë që prej periudhës 8-14 dhjetor 2020. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Rastet aktive u rritën sërish në javën e fundit, duke i ngjitur në më shumë se 23 mijë të prekur, ndonëse mbi 13 mijë të tjerë u deklaruan se nuk ishin më pozitivë. Që prej muajit të shkuar kur u zbuluan rastet e para me Omicron, ky variant mendohet të jetë bërë dominues.

E vetmja e dhënë pozitive në këtë situatë duket të jetë gjendja në spitale. Pavarësisht se në fundjavë të shtruarit kërcyen duke kapur të dielën shifrat e 157 pacientëve, të hënën ato ranë sërish në 129 të shtruar, nga të cilët 13 janë në gjendje të rëndë duke marrë trajtim intensiv./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBULONTE ÇËSHTJET E KORUPSIONIT/ Vritet gazetarja e dytë brenda javës
Previous article DOSSIER/ Letra e Hekuran Isait dhe e Pëllumb Kapos në ’82. Raporti sekret i Sigurimit: Vitali Paska dhe Zhak Jumba me shtetësi kongoleze...

s.autor

Postime të ngjashme

HARTA/ Pesë zona kritike nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 35 vatra në 24 orë, 8 janë ende aktive! Mbi 500 forca e 6 mjete ajrore në aksion Aktualitet

HARTA/ Pesë zona kritike nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 35 vatra në 24 orë, 8 janë ende aktive! Mbi 500 forca e 6 mjete ajrore në aksion

PAMJET/ Zjarre në malin e Qukësit në Prrenjas, izolohen katër vatra pas 12 orësh ndërhyrjeje! Hetime për akt të qëllimshëm Aktualitet

PAMJET/ Zjarre në malin e Qukësit në Prrenjas, izolohen katër vatra pas 12 orësh ndërhyrjeje! Hetime për akt të qëllimshëm

I ATI NË QELI PËR VRASJEN E RENIS DOBRËS/ Arrestohet në Tiranë Siciljan Çakri, dyshohet për trafik droge Aktualitet

I ATI NË QELI PËR VRASJEN E RENIS DOBRËS/ Arrestohet në Tiranë Siciljan Çakri, dyshohet për trafik droge

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT