• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19 NË SHBA/ Pas imunizimit të plotë njerëzimit mund të takohen pa maska
Home
Nderkombetare

COVID-19 NË SHBA/ Pas imunizimit të plotë njerëzimit mund të takohen pa maska

9 March, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Amerikanët e vaksinuar kundër koronavirusit, mund t’i kthehen deri në një masë të caktuar normalitetit para COVID-19, pasi në bazë të rekomandimeve të reja ata mund të takohen pa maska. Sipas rekomandimeve të reja, ata që kanë marrë dozat e kërkuara të vaksinës mund të vizitojnë njerëz të tjerë të vaksinuar dhe disa njerëz të pa vaksinuar.

Zyrtarët shëndetësorë i paraqitën udhëzimet e reja gjatë një konference të task-forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin.

Disa prej udhëzimeve thonë:

Takohuni në ambiente të mbyllura me persona të tjerë plotësisht të vaksinuar, pa maska ose distancë fizike.
Takohuni në ambiente të mbyllura me njerëz të pa vaksinuar të së njëjtës familje, nëse ata janë në rrezik të ulët për infeksion të rëndë.
Shmangni testimin ose karantinën kur ekspozoheni ndaj koronavirusit, përveç nëse ju shfaqen simptoma.
Njerëzit konsiderohen të mbrojtur dy javë pasi të marrin dozën përfundimtare të vaksinës së tyre dhe në bazë të udhëzimeve të reja, atyre që janë vaksinuar iu kërkohet ende t’i ndjekin masat e sigurisë, si: veshja e maskave dhe distanca fizike në publik, si dhe shmangia e turmave të mëdha.

Mbi 90 milionë vaksina janë administruar deri më tani në SHBA, 30 nga të cilët plotësisht. Tri vaksinat e miratuara atje janë: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson, dy të parat me dy doza dhe kjo e fundit e miratuar së fundmi vetëm me një dozë.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar mbi 29 milionë raste me koronavirus dhe mbi 525,000 viktima.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI: Personat asimptomatikë luftojnë me këto pasoja post-COVID, 6 muaj pas infektimit
Previous article SHPËRTHEN Ish-anëtarja e kryesisë së PD: Basha përveçse përtac, bëri partinë e vet që i duhet ta ketë biznes për dekadën tjetër

s.autor

Postime të ngjashme

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD Botë

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT