• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19 NË MAQEDONINË E VIRIUT/ Regjistrohen 1,554 të infektuar dhe 34 viktima në 24 orët e fundit
Home
Rajon

COVID-19 NË MAQEDONINË E VIRIUT/ Regjistrohen 1,554 të infektuar dhe 34 viktima në 24 orët e fundit

9 February, 2022 Delo.autor Rajon

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1,554 raste të reja me koronavirus nga 4,153 testime të kryera. Fatkeqësisht 34 persona nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 8,658 persona. Sipas raportit, 1,843 persona janë shëruar në 24 orët e fundit ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në 11,748.

Në Maqedoninë e Veriut, bazuar në një raport të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i personave të vaksinuar kundër koronavirusit mbetet i ulët.

Për dallim nga muaji dhjetor kur në bazë ditore vaksinoheshin deri në 6,000 persona, tani ky numër është përgjysmuar, ndërsa ka ditë që vaksinimi nuk kalon as shifrën e 2,000 dozave.

Deri më tani me nga dy doza të vaksinës janë imunizuar mbi 864,000 persona apo rreth 46 për qind e popullatës, ndërsa afro 13,000 të tjerë kanë marrë edhe dozën e tretë.

Ministria e Shëndetësisë sërish ka bërë thirrje për vaksinim si mundësi e vetme për mbrojtje nga infektimi, ndërsa ka paralajmëruar edhe një fushatë të për ndërgjegjësimin e popullatës mbi nevojën për imunizim.

“Personat që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës COVID-19 konsiderohen të vaksinuar plotësisht. Në dy vjetët e fundit, vaksinimi është treguar e vetmja mënyrë për të ulur vdekshmërinë. Duke marrë dy doza dhe një dozë të tretë të vaksinës nuk do të thotë se jemi rezistentë ndaj sëmundjes apo shfaqjes së varianteve të reja, por vaksinat ndihmojnë në kalimin me më pak pasoja, por edhe parandalojnë rastet e vdekjeve”, ka deklaruar Marija Dimzova nga Klinika Infektive në Shkup, që njëherësh është edhe anëtare e Komisionit për Sëmundje Infektive.

Mosinteresimi i qytetarëve për të vaksinuar ka bërë që rreth 15,000 vaksinave t’iu skadojë afati i përdorimit, andaj edhe Ministria e Shëndetësisë ka vendosur asgjësimin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VËMËNDJE/ Si ta bëni pikante jetën tuaj seksuale edhe nëse jeni pak të turpshme
Previous article INSPEKTIMET NË INCENERATORIN E ELBASANIT/ Kryemadhi: Ekskursionet e deputetëve nuk zbardhin të vërtetën

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT