• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT/ Rekord viktimash, 21 të vdekur në 24 orët e fundit
Home
Rajon

COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT/ Rekord viktimash, 21 të vdekur në 24 orët e fundit

2 November, 2020 F.autor Rajon

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të hënën 21 persona të vdekur me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19. Viktimat janë, gjashtë në Shkup, pesë në Tetovë, nga dy në Veles dhe Bogdanci, si dhe nga një në Manastir, Prilep, Radovish, Ohër dhe Shtip.

Duke marrë parasysh shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur betejën me COVID-19 ka arritur në 1,025, që paraqet bilancin më të rëndë që nga paraqitja e pandemisë në muajin shkurt.

Por, shifrat e larta të të vdekurve kanë shkaktuar reagime në opinion, në veçanti të ish-Ministrit të Shëndetësisë, Dragan Danaillovski, por dhe të disa epidemiologëve të tjerë, të cilët kanë kërkuar ndryshimin e protokollit të evidentimit të të vdekurve nga COVID-19.

Danaillovski ka deklaruar për mediat se Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në rajon dhe më gjerë që të gjithë personat që kanë ndërruar jetë e që kanë rezultuar të infektuar me koronavirusi, i evidenton si të vdekur nga COVID-19, pavarësisht se në shumë raste shkaktarë të vdekjes kanë qenë arsyeje tjera shëndetësore. Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë thënë se protokolli i tillë është bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërsa kanë pranuar se shkaktarë për vdekjen e rreth 40 për qind të rasteve kanë qenë sëmundje tjera.

Ndërkohë, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, të hënën janë regjistruar 565 persona të infektuar dhe 154 të shëruar. Nga 32,997 persona të diagnostikuar me COVID-19, 21,244 janë shëruar kurse 10,728 raste janë ende aktive.
Komisioni i Sëmundjeve Infektive ndërkohë ka dalë me propozim të ri për kufizimin e punës së bizneseve të gastronomisë me qëllim të parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Propozimi parasheh që kafenetë, baret dhe të gjitha objektet e tjera hotelierike të punojnë deri në orën 21:00 për dallim nga 23:00 sa është aktualisht. Propozimi pritet të miratohet në mbledhjen e qeverisë të caktuar për ditën e martë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se në rast të përkeqësimit të gjendjes mund të miratohen masa edhe më të ashpra, duke prekur sidomos punën e objekteve hotelierike, por edhe kufizimin e manifestimeve kulturore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA NDAJ "LOS BLANCOS" NË CHAMPIONS/ Conte: Do të shkojmë në Madrid me një objektiv
Previous article NDAHET NGA INDIANJA BUKUROSHE/ Ardian Bujupi reagon i mërzitur: Mundohemi t'i fshehim ndjenjat, por... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT