• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT/ 641 raste të reja dhe 12 të vdekur
Home
Rajon

COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT/ 641 raste të reja dhe 12 të vdekur

21 October, 2020 F.autor Rajon

Maqedonia e Veriut të mërkurën ka regjistruar 641 raste të reja me koronavirus, 12 të vdekur dhe 233 të shëruar.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë deri tani të diagnostikuar me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavurusi janë 24,836 persona. Prej tyre, 862 kanë vdekur, 17,905 janë shëruar dhe 6,069 raste janë aktive.

Në Maqedoninë e Veriut, po këtë ditë kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese për mbrojtje nga koronavirusi, e që kryesisht kanë të bëjnë me transportin publik, punën e objekteve të gastronomisë dhe administratën publike.

Vendimi i qeverisë parasheh që të gjitha lokalet dhe restorantet të punojnë deri në orën 23:00, transporti publik ta reduktojë në 50 për qind kapacitetin e pasagjerëve, ndërsa institucionet shtetërore dhe publike ta organizojnë punën e të punësuarve me turne, rotacion apo edhe punë nga shtëpia, shkruan Rel.

Qeveria ka lënë në fuqi edhe masën për mbajtjen e aktiviteteve sportive pa praninë e shikuesve.

Ndërkohë, nuk ka ende marrëveshje mes partive për masat e tjera që kanë të bëjnë me mbajtjen e maskës në ambiente të hapura, ndalimin e grumbullimit të më shumë se katër personave pas orës 22:00, si dhe ndalimin e vizitave të më shumë personave nëpër familje. Këto masa nuk mund të miratohen pa mbështjen e opozitës, meqë shumica parlamentare nuk i ka votat e mjaftueshme.

VMRO DPMNE-ja opozitare ka thënë se qëndrimin e saj do ta kumtojë pas shqyrtimit të masave dhe nevojës për miratimin e tyre.

Ajo, ndërkohë, ka kërkuar shkarkimin e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe zëvendësimin e tij me një komision prej 11 anëtarësh, të përbërë nga ministri i Shëndetësisë, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, infektologë, epidemiologë, imunologë dhe specialistë të sëmundjeve të brendshme.

Maqedonia e Veriu, të martën, ka regjistruar 406 raste të reja me koronavirus, katër viktima dhe 280 të shëruar. Numri i rasteve të reja atje është në rritje sikurse në pjesën më të madhe të Evropës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHAMPIONS/ Real Madrid pa busull, Varane shënon në portën e tij (VIDEO)
Previous article "ÇMENDURI" NË CHAMPIONS/ Reali e pëson në shtëpi, Shakhtar në avantazh me një super aksion (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT