• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19 NË KOSOVË/ Fillon lehtësimi i masave të izolimit por jo heqja e tyre
Home
Rajon

COVID-19 NË KOSOVË/ Fillon lehtësimi i masave të izolimit por jo heqja e tyre

4 May, 2020 k.autor Rajon

Në Kosovë ka rënie të ndjeshme të rasteve me Covid-19 dhe kjo bëri që qeveria në detyrë të lehtësojë pak masat e lëvizjes së njerëzve dhe biseneseve.

Në Kosovë filloi faza e parë e lehtësimit të masave të izolimit kundër virusi Corona, por jo heqja e tyre. Liria e lëvizjes së qytetarëve vazhdon të jetë e kufizuar, por nga sot datë (04.05), lëvizje do të ketë në dy orare brenda ditës deri në tri orë, e jo siç ishte më herët vetëm 90 minuta në ditë. Sipas vendimit të ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, “duke filluar nga sot hapen bizneset, si: ndërtimtaria dhe patundshmëria, tregtia e automjeteve, pjesërisht tregtia me pakicë, pjesërisht riparimi i artikujve personal dhe i orendive, si dhe zyrat e konsulencës”.

Kossovo Gesundheitsminister Arben Vitija

Lehtësimi i masave në Kosovë do të zhvillohet në 3 faza. Faza e  parë është nga sot datë (04.05), faza e dytë fillon nga 18 maji deri më 2 qershor dhe gjatë saj do të fillojë operimi i bizneseve, si: tregtia me pakicë, dentistët dhe fizioterapeutët, floktarët dhe sallonet e ondulimit, tregu i gjelbër, gastronomia, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndër-urban dhe qendrat e thirrjeve. Ndërkaq, në fazën e tretë e që hynë në fuqi më 2 qershor e deri në vendimin e radhës dhe do të lejohen transporti urban dhe ndër-urban, taksitë, gastronomia, provimet në arsimin e lartë, testi i maturës dhe arritshmërisë, hapja e kinemave, e teatrove dhe hapja selektive e aktiviteteve sportive. Nga të dhënat e fundit nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovë, ka rënie të numrit të rasteve të infektuar me COVID 19. Deri tash në Kosovë janë shënuar 851 të infektuar, 25 kanë përfunduar me fatalitet ndërsa 381 persona janë shëruar. Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës vazhdojnë të jenë të hospitalizuar 36 persona të infektuar me COVID-19. Infektologu në këtë spital, Valbon Krasniqi, thotë se “shumica e pacientëve janë në gjendje stabile”.

Rasti tragjik

Nga ana tjetër, një rast tragjik që ndodhi mbrëmë në qendrën e karantinimit të qendrës së studentëve, ku një i ri 26- vjeçar nga Gjilani humbi jetën duke u hedhur nga kati i katërt, bëri që të ketë shumë reagime. Konviktet e Qendrës së Studentëve në Prishtinë shërbejnë si karantinë për personat që hyjnë në Kosovë dhe ky vendim është marrë në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Ministri në detyrë i shëndetësisë Arben Vitia, tha në një konferencë për medie se do të ushtrohen të gjitha përgjegjësitë institucionale dhe do të zbardhet çdo e dhënë lidhur me këtë rast.

Deutschland Berlin 2019 | Hashim Thaci, Präsident Kosovo

“Do të zbardhet çdo e dhënë që lidhet me rastin, prej angazhimit të udhëtimit nga Ambasada e Kosovës në Gjermani, pritjes së vizitës mjekësore në aeroport dhe shoqërimin në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. I bëj thirrje prokurorisë së shtetit të vendos në prioritetet e saj hetimin e plotë të rastit. Çdo supozim i parakohshëm që mund të bëjmë tani, është mungesë përgjegjësie”, tha Arben Vitia. E presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në reagimin e tij thotë se “kjo vdekje kurrsesi nuk guxon të mbetet enigmatike”, duke u bërë thirrje organeve të hetuesisë që sa më shpejt që është e mundur t’i zbardhin të gjitha rrethanat e kësaj vdekjeje.

“Si president i vendit kërkoj përgjegjësi nga institucionet përkatëse, të cilat e kanë përcjellë gjendjen e këtij të riut dhe kanë vendosur që ai t’i nënshtrohet karantinimit të detyrueshëm në Qendrën e Studentëve, duke mos qenë më pas në gjendje që t’ia ofrojnë kujdesin e nevojshëm dhe meritor”, shkruan në reagimin e tij presidenti i Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E STUDENTES GREKE/ Motra e të riut shqiptar zbulon mesazhin: Ishin të lidhur
Previous article COVID-19/ Liderët botërorë premtojnë miliarda dollarë për vaksinën kundër koronavirusit. Kanadaja e Gjermania dhuruesit...

k.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT