Është rritur numri i rasteve të reja me koronavirus në Greqi. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orë janë identifikuar 22, 889 raste të reja me COVID-19.
Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 2, 090, 383 nga të cilët 49,8% e tyre janë burra.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 108 pacientë kanë humbur jetën. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 24, 322 qytetarë, prej të cilëve 95.1% e tyre kishin sëmundje shoqëruese dhe i përkisnin grupmoshës mbi 70-vjeç.
Sakaq numri i pacientëve në kujdes intensive është 524.