Janë konfirmuar 9 raste të reja me koronavirus në qytetin e Elbasanit.
Sipas burimeve mes të infektuarve janë edhe dy mësues të shkollës së Mesme të Përgjithshme Anastas Çakalli në njësinë administrative, Kuqan.
Ndërkohë numri i mësuesve të infektuar në rrethin e Elbasanit ka shkuar në 12, ndërsa numërohen 274 raste aktive me COVID-19.
Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin u konfirmuan 153 raste të reja dhe 5 viktima nga koronavirusi.