• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Mutacionet e koronavirusit shkak për kontrollet kufitare Francë-Gjermani, indinjohen francezët
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Mutacionet e koronavirusit shkak për kontrollet kufitare Francë-Gjermani, indinjohen francezët

1 March, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Në Gjermani rajoni kufitar me Francën Moselle është shpallur zonë me mutacion të koronavirusit dhe janë vendosur kontrolle kufiri me këtë rajon. Francezët e konsiderojnë këtë vendim “të njëanshëm” dhe “brutal”.

Prej ditësh kjo temë po diskutohej. Në rajonin kufitar të Francës me Gjermaninë, Moselle është përhapur varianti afrikan i koronavirusit (B1351). Sipas të dhënave të kryeministrit francez Jean Castex me këtë variant janë konstatuar 60 përqind e rasteve pozitive në Moselle. Në Gjermani kjo kuotë është, sipas të dhënave zyrtare, vetëm një përqind. Edhe incidenca shtatë ditore (numri i infeksioneve për 100.000 banorë në shtatë ditë) është afërsisht 300, shumë më e lartë se në anën tjetër të kufirit, në Saarland të Gjermanisë që ka një kuotë incidence 73, ndërsa në landin fqinjë, Renani-Palatinata kuota është vetëm 49.

Tani departamenti në zonën Moselle në Francë me rreth një milionë banorë është klasifikuar si zonë e ashtuquajtur me variant të virusit. Nga dita e martë vlejnë si rrjedhojë rregulla të ashpërsuara udhëtimi midis dy vendeve në këtë pikëkalim. Kush do të vijë në Gjermani, duhet të paraqesë një test negativ të koronavirusit, jo më të vjetër se 48 orë dhe duhet të regjistrohet online përpara se të kalojë kufirin. Shoqëritë ajrore si dhe sipërmarrjet e autobusëve nuk lejohen të trasnportojnë pasagjerë nga Moselle për në Gjermani. Nga ky rregull përjashtohen shtetasit gjermanë si dhe të huajt, që jetojnë në Gjermani. Po ashtu edhe qarkullimi i mallrave dhe qarkullimi individual nuk preket nga rregullorja.

Sidoqoftë kontrollet në këtë pikë kufitare do të jenë në formë sondazhi, jo aq të rrepta sa në kurifin me Çekinë dhe rajonin e Tirolit në Austri.

Të shtunën (27.02) ministrat e Jashtëm, ai gjerman Heiko Maas dhe homologu francez Jean-Yves Le Drian dhanë udhëzimet, në mënyrë që të hënën (01.03) ministrat për Europën të të dy vendeve të thërrasin këshllin ndërkufitar për konsultime për zbatimin dhe koordinimin e rregullores së re. Sidoqoftë kufiri gjermano-francez nuk do të bllokohet si në periudhën e mbylljes në pranverën e vitit 2020.

Sekretari për Europën në Francë Clément Beaune tha, se synimi është që pasojat të jenë sa më minimale. Ai shprehu megjithatë keqardhjen për vendimin e qeverisë gjermane, duke u shprehur se ky vendim përmban “masa të vështira”. Ai theksoi gjithashtu, se ka besim, që do të arrihet të ketë një koordinimin në frymën e bashkëpunimit gjermano-francez në mënyrë që të mund të shmanget një situatë si ajo e një viti më parë. Me fillimin e pandemisë më 2020 Gjermania rivendosi kontrollet kufitare, gjë që krijoi pakënaqësi në raportet gjermano-franceze në rajonet kufitare.

Në rajonin Moselle braktualisht ka indinjatë: Presidenti i rajonit Grand Est ku bën pjesë edhe Moselle, Jean Rottner, tha në median franceze Franceinfo, se kemi pasur në fakt përshtypjen që autoritetet e të dyja vendeve po bashkëpunonin në mënyrë të frytshme. Por tani ky vendim është “brutal” dhe i “njëanshëm”. /DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVENDI MBLIDHET SOT Ë SEANCË PLENARE/ Rama interpelancë, ja çështjet për të cilat i janë kërkuar shpjegime
Previous article DY VAJZA NË "LUFTË" PËR MEVLANIN/ Antonela merr vendimin e papritur pas sherreve me Ledjanën (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT