• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Mjekimin me kortizon, mjekët e familjes ngurojnë ta përdorin
Home
Sociale

COVID-19/ Mjekimin me kortizon, mjekët e familjes ngurojnë ta përdorin

22 August, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ndryshe nga çfarë sugjerojnë studimet mbi vlerat e kortizonit si medikament që duhet t’i bashkëngjitet skemës së mjekimit tek pacientët e infektuar nga Covid, jo të gjithë mjekët e familjes e përfshijnë atë në listën e medikamenteve që duhet të marrë i sëmuri.

Por nëse ai do të përdorej si duhet, e sigurt është që vdekjet si pasojë e intubimit do të ishin më të pakta.

Rasti më i fundit është ai i këngëtares myzeqare Rianiti Pupi 52 vjeç, e cila sipas burimeve konfidenciale nga “Shqip” u mjekua në ditët e para vetëm me antibiotikun Azitromicine dhe Vitaminoterapinë.

Burimet i thanë “Shqip” se mjekja e familjes që ndoqi pacienten kishte sugjeruar azitromicinen për të ulur temperaturën e gjendja e pacientes u stabilizua për dy ditë, por më pas ajo u përkeqësua duke iu drejtuar spitalit për ndihmë.

“Një nga arsyet është frika e përkeqësimit të gjendjes dhe ndroja për të përdorur kortizonin dhe të tjerë medikamente ndryshe nga çfarë sugjerohet rëndom. Ajo çfarë po vërehet është një mjekim i keq nga mjeku i familjes që vjen ose si pasojë e padijes dhe mungesës së informacionit me të rejat shkencore, ose nga mungesa e kurajos për të eksperimentuar me kura mjekimi që në vende si Italia kanë rezultuar efikase”, thonë burimet për “Shqip”.

Por çfarë duhet të bëjnë autoritetet përgjegjëse?

Në Shqipëri, situata e pandemisë po menaxhohet nga Komiteti teknik i Ekspertëve, i cili harton udhëzimet përkatëse ndërkohë që rekomandohet kapja e hershme e infeksionit të Covid-19 dhe trajtimi sa më shpejt i tij nga mjeku i familjes.

Por ky i fundit ka nevojë për trajnime dhe njohuri për të rejat më të fundit nga shkenca mjekësore. I takon ministrisë së Shëndetësisë të organizojë përmes platformës online konferenca e trajnime me mjekët e familjes pasi rastet e përcjella prej tyre në spital, në pjesën më të madhe kanë rezultuar të mjekuar keq pasi është ndërhyrë vonë me mjekimin e duhur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUSHIME PAS PUSHIMEVE/ Psikologia: Ja pse ndjehemi kaq të lodhur pasi rinisim punën
Previous article DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Vuçiç e konfirmon: Trump mund të jetë i pranishëm në takimin e Uashingtonit

s.autor

Postime të ngjashme

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT